Tahiri: Shqipëria ishte buzë greminës
nuk zgjidhen problemet brenda natës

Tahiri: Shqipëria ishte buzë greminës<br />nuk zgjidhen problemet brenda natës
250 leje legalizimi janë shpërndarë  në zonën e Kombinatit, në Tiranë nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame, të cilët ftuan të gjithë banorët që kërkojnë të mbyllin këtë proces.
 
“Në këtë zonë ka akoma shumë legalizime për t’u bërë, shumë familje që e presin procedurën.
 
Ka shumë familje që ende janë duke plotësuar dokumentacionin. Flisni me ta për të plotësuar, për të ardhur në zyrat tona, për të shkuar të zyrat e Njësisë Administrative kur ka nevojë për të marrë dokumente nga njësia për t’i plotësuar dosjen.
 
Thuajuni, ne vajtëm, morëm dhe mbyllëm procesin e legalizimit, shkoni dhe ju aplikoni dhe ndiqni procedurat, plotësoni dosjet, sepse vetëm bashkë mund ta çojmë procesin përpara.
 
Ne nga zyra dhe ju nga shtëpia nuk i legalizojmë dot. Bashkërisht siç e bëmë deri më sot do vazhdojmë dhe më tutje
” tha Artan Lame.
 
Sot në të gjithë qarkun e Tiranës janë bërë rreth 20 mijë legalizime, ose 6 herë më shumë, sesa janë bërë në 8 vitet e qeverisë Berisha.
 
Ajo që kemi bërë në këto 3 vjet është prova më e mirë, për t’u bashkuar dhe bërë më shumë më tej
” u shpreh ministri i Brendshëm.
 
Tahiri deklaroi se Shqipëria që morëm në 2013-n ishte buzë greminës, sa i takon ekonomisë, infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, të gjitha fushave.
 
Secili prej jush e di sesa e vështirë ishte jeta. Në çdo familje ka probleme.
 
Çdo familje mundohet dhe me sakrificë t’i zgjidhë pak nga pak, çdo ditë, asgjë nuk bëhet brenda natës, dhe aq më pak punët e mëdha nuk bëhen as brenda muajit dhe as brenda vitit. Ndaj duhet kohë. Mbi të gjitha duhet kohë dhe besimi juaj
” përfundoi ai. 


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda