Sipas Tahirit, nga muaji mars deri në muajin Shtator , janë shkatërruar më shumë rrënjë kanabis sativa sa në 6 vitet e fundit të marra sëbashku si dhe janë sekuestruar marijuanë më shumë se 8 vitet e fundit të marra sëbashku.
“Nga muaji mars janë proceduar penalisht mbi 1918 persona , 9 prej tyre përfaqësues të qeverive lokale dhe janë shkatërruar mbi 41 grupe kriminale.”-tha Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se janë zbuluar 2217 parcela janë asgjësuar mbi 530.000 bimë narkotike, janë zbuluar mbi 2217 parcela me kanabis në të gjithë vendin dhe janë sekuestruar 101.7 ton marijuanë. Sipas Tahirit nëse kjo sasi droge do të dilte në treg atëherë vlera monetare e saj do të kapte shumën e 6.4 miliardë eurove.
“Deri dje ku kanë shkuar këto para, janë para që kanë kontribuar për të korruptuar drejtësinë e politikën, për të dërmuar shtetin ligjor e drejtësinë, për të mbajtur gjallë korrupsionin.”- u shpreh Tahiri.
Sipas tij trafiku i drogës do të vijojë të mbetet kërcënim për shoqërinë dhe se ka shumë për të bërë me paratë e pista të drogës. Më tej ai paralajmëroi hetimin e pasurive të e pashpjegueshme e të pajustifikuara.
Aksioni i parë i këtij operacioni kombëtar është shënuar në muajin mars të këtij viti në rrethin e Beratit ka bërë të ditur Tahiri duke vijuar më pas thyerjen e simbolit të paprekshmërisë në Lazarat.
Gjatë kësaj periudhe në vend janë organizuar disa operacione të rëndësishme për eliminimin e bimëve narkotike. Një prej këtyre operacioneve është edhe thyerja e ‘mitit’ të Lazaratit ku u asgjësuan tonelata kanabis, apo operacioni në veri, kryesisht në Dukagjin ku u zbuluan mijëra rrënjë kanabis.
I pranishëm në këtë prezantim janë drejtuesit më të lartë të policisë, por edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë, si italian Massimo Gaiani, amb.SHBA, Arvizu.
Fjala e plotë e Ministrit Saimir Tahiri
Sasia e drogës së asgjesuar
2214 Parcela të shkatërruara
798 Parcela të identifikuara nga Interforca
530 177 Bimë të asgjesuara
101.7 TON Marijuanë e kapur
62 KG Heroinë
23 KG Kokainë
Vlera monetare e drogës së kapur në treg = 6.4 mld euro
Procedime penale
1918 Procedime penale
1058 Persona të arrestuar
604 Persona ndiqen në gjendje të lirë
187 Persona në kërkim
41 Grupe kriminale
9 Kryetarë Komunash e Kryepleq
Shifra Krahasuese
2008 – 2013 = 503 626 Bimë të asgjesuara
2014 = 530 177 Bimë të asgjesuara
2005 – 2013 = 96 Ton Marijuanë e kapur
2014 = 101.7 Ton Marijunë e kapur
Gaiani: Aksioni ka dhënë rezultat pozitiv
Ambasadori italian, Massimo Gaiani, i pranishëm në prezantimin e rezultateve të aksionit kombëtar 7-mujor kundër kanabisit ka bërë të ditur se në vitin 2014 u vu në jetë operacioni i 3-të i bashkëpunimit midis Policisë shqiptare dhe ‘Guardia di Finanza’
Sipas tij ky aksion ka dhënë një rezultat mjaft pozitiv.
Arvizu: Përgëzojmë përpjekjet e qeverisë, Tahiri njeri i veprimit
Ambasadori i SHBA, Arvizu ka vlerësuar aksionet kundër drogës duke u shprehur se duhet të përgëzojmë përpjekjet e kësaj qeverie, Ministrisë së Brendshme e asaj të Mbrojtjes, por agresive të tjera që ndihmun si shërbimet sekrete.
“Tahiri njeri i veprimit, kënaqësi te shoshe një njeri që do t’i çojë gjerat përpara. Aksion nik përfundoi në Lazarat, u kontrollua e gjithë zona.”- tha Arvizu.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
