Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, tha të mërkurën se për të luftuar ekstremizmin fetar dhe atë të dhunshëm, duhet një strategji e përbashkët e shoqërisë, por edhe e partnerëve. Tahiri tha se aktualisht në Shqipëri, nuk ka rrezik nga ekstremizmi i dhunshëm, por se Shqipëria nuk është imune nga kjo në të ardhmen.

"A është imune Shqipëria nga rreziku i ekstremizmit të dhunshëm? Sigurisht që jo, sepse historia e afërt e disa vendeve të tjera para nesh kanë treguar që nuk ka vend imun, njëherë e mirë të përjashtuar nga rreziku i ekstremizmit të dhunshëm, qoftë dhe i shfaqjeve të dhunshme të tij. dhe as Shqipëria nuk bën përjashtim, pavarësisht se në kontekstin e brendshëm duket sikur nuk ka rrezik potencial. Kjo edhe për shkak të sensibilizimit vulnerabël të shoqërisë, edhe për shkak të mungesës së simptomave të dukshme të ekstremizmit të dhunshëm. Por nga ana tjetër një numër procedimesh penale të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme që u konkluduan me sukses. Gjithashtu një numër jo i vogël i informacionit të shkëmbyer me partnerët lidhur me tendenca të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, por mbi të gjitha, me eksportimin e luftëtarëve të huaj, sigurisht tregojnë që për sa kohë jemi në gjendje të eksportojmë të tillë rrezik, sigurisht do vijë dita kur ky të gjendet menjëherë pas derës së shtëpisë sonë. Pra, që në fillim, pyetja merr një përgjigje thuajse të mirëqenë që: Po, edhe Shqipëria, edhe rajoni, e kanë evident rrezikun potencial nga ekstremizmi i dhunshëm"- u shpreh Tahiri. Fjala e plotë e Minsitrit Tahiri në Konferencën kundër Ekstremizmit Fetar

Tahiri Tha se ka shqiptarë të përfshirë në luftën e Sirisë, por se kanë ngecur atje…

"Sot që flasim, jemi në shifrat zero njësi, të luftëtarëve të huaj nga Shqipëria. Por jo shqipfolës ama! Sepse ky është një fenomen që shkon përtej kufijve, pra është një fenomen që nuk njeh kufij nacionalë. Procedimet penale të pak muajve më parë, ndërkohë ndryshimi i ligjit nga parlamenti, ndryshimi i kodit penal nga parlamenti, duke e konsideruar një akt terrorist nisjen për të luftuar një luftë që nuk është lufta e vendit tonë, sigurisht kanë ushtruar trysninë e nevojshme për të parandaluar ose për të tkurrur praktikat e organizimit, rekrutimit dhe nisjes së luftëtarëve të huaj. Dhe sot kemi frikën që – rasti më i fundit e tregoi këtë, - ka shqiptarë që duan të kthehen dhe ngecen në ngërçin e një lufte prej të cilës ndoshta nuk shkëputen dot"- theksoi Tahiri

Tryeza e organizua nga Instituti për Marëdhëniet Ndërkombëtare ku ishte ministri i brëndshëm, u shtruan disa çështje të cilat kërkojnë një draft strategjik kundër ekstrtemizmit. Në konferencë ishte dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ai tha se janë të shumtë personat që po bashkohen me terroristët e ISIS gjithashtu cilësoi se rajoni duhet të marrë shembull nga Shqipëria sa i përket aspektit fetar. 

"Shqipëria ka avantazhin që ka njohur ektremizmin para se të shndërrohet në një problem të madh, puna e Shqipërise ne luftë kundër terrorizmit duhet të jetë model frymëzim për vendet e rajonit.Gjithashtu duhet të trajtojmë pakënaqësitë ekonomike që shtetasit mos të shfrytëzohen nga ekstremizmtët"- tha Lu
 
Në takim foli edhe Aldo Bumçi, si nënkryetar i komisionit të jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij çësthjet e ekstremizimit nuk duhej të zgjidheshin vetëm me arrestime, por edhe me ndërgjegjësimin e rolit të komuniteteve fetare dhe veçanërisht Komunitetit Mysliman.

Redaksia online
(S.M.shqiptarja.com)