Në ceremoninë e çeljes së sezonit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe drejtori i Akademisë së Policisë, Hysni Burgaj.
Nga qendra e formimit policor kreu i qeverisë Edi Rama tha se forcat e reja që pritet të dalin në terren pas formimit në këtë akademi, do të arrijnë rezultate edhe më pozitive në luftën kundër krimit, duke përmendur njeherësh si një sukses në 300 ditë qeverisje uljen e numrit të vrasjeve me 15 % dhe ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit, që Rama e cilësoi si goditje e një fare të keqe që i kishte mbirë Shqipërisë”. "Ka shumë për të pastruar, shumë për të ndryshuar dhe jo pak për të respektuar dhe kuptuar. Duke nisur në radhën më të parë nga ata që nën uniformën e Policisë së Shtetit dhanë jetën e tyre dhe lënë pas nëna, xhaxhallarë, gra dhe fëmijë, motra, vëllezër dhe të afër, që sot vazhdojnë t’i kujtojnë me lot në sy. I takon secilit prej jush që sot filloni këtë Akademi, që mos të harroni të gjithë ata që në gjithë këto vite kanë derdhur gjak se kanë mbajtur të pastër emrin dhe nderin e kësaj uniforme", -tha Rama.
Para 500 kadetëve, kryeministri shprehu mbështetjen si morale ashtu edhe financiare që do t’u jepet me daljen në terren, por kjo, vetëm nëse sipas tij ja dalin të provojnë aftësitë e tyre përmes testeve të përjavshme dhe përballe pedagogëve të specializuar.
Duke përmendur shembullin e punonjsve të policisë, që siç tha ministri, “barku dhe shëndoshja nuk i lë të shohin as këpucët e tyre”, Tahiri tha se do të ketë teste të reja fizike për të krijuar një model të rregullt dhe të aftë të policëve përballë sfidave të ndryshme. Fjala e plotë e ministrit Tahiri
Çelet sezoni i ri i Akademisë së Policisë
Tahiri: Lufte krimit jo me mediokritet, por me forcen e mendjes
“Nuk ka më që në Policinë e Shtetit të hysh sipas mandateve qeverisëse. Ata që largohen për më shumë se dy vjet nuk mund të kthehen më, se s’mund ta bëjnë këtë punë si trampolinë për detyra të tjera. Lufta kundër krimit s’mund të bëhet me mediokritet por me forcën e mëndjes, ndaj duhet të studioni shumë për të bërë diferencën ndërmjet jush dhe atyre që do gjeni në radhët e Policisë së Shtetit. Ka punonjës që s’nderojnë asnjë prej nesh se nuk i lë shëndoshja, nuk shohin dot as këpucën e tyre. Do të ketë teste të reja fizike për të krijuar modelin e një njeriu të rregullt dhe të aftë për t’u përballur me çdo sfidë".
Tahiri: Harrojini partite dhe miqte, luftoni korrupsionin brenda jush, garantoni sukses ne karriere
"Në këtë moment harrojini partitë, miqtë dhe cdo mënyrë të jashtëligjshmne, besojini vetes suaj se vetëm rezultatet në detyre mund t’iu garantojnë karrierë të suksseshme. Pa luftuar korrupsuionin brenda jush është e pamundur të luftoni korrupsionin më gjerë”, u shpreh ministri Tahiri.
Rama-kadetëve: Jeni përballe pedagogëve të specializuar, teste të përjavshme për të provuar aftësitë
“Sot jam këtu pasi ju tanimë, këtu të pranishëm 500 vajza dhe djem, keni kaluar në këtë fazë të dytë duke lënë pas shumë të tjerë që erdhën në këtë rrugë me të njëjtën ambicie por që s’mundën t’i kalojnë provat gjatë rrugës. Jeni përpara pedagogësh të specializuar, testesh të përdyjavshme që do të tregojnë nëse jeni apo jo të denjë për të vazhduar rrugën. Ka shumë për të pastruar, shumë për të ndryshuar dhe jo pak për të respektuar dhe kuptuar. Duke nisur në radhën më të parë nga ata që nën uniformën e Policisë së Shtetit dhanë jetën e tyre dhe lënë pas nëna, xhaxhallarë, gra dhe fëmijë, motra, vëllezër dhe të afër, që sot vazhdojnë t’i kujtojnë me lot në sy. I takon secilit prej jush që sot filloni këtë Akademi, që mos të harroni të gjithë ata që në gjithë këto vite kanë derdhur gjak se kanë mbajtur të pastër emrin dhe nderin e kësaj uniforme.
Rama: S’do ia dilnim të godisnim farën e keqe të Lazaratit, pa njerëzit që meritojnë respekt
Policia e Shtetit nuk do ja kishte dalë të godiste farën e keqe që i kishte mbirë Shqipërisë duke dëmtuar ndërkombëtarisht pamjen e saj, “Republikën e Drogës” në Lazarat, pa njerëzit që derdhën gjak. S’do ishte bërë e mundur që forca goditëse e Policisë të ishte rritur kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër.
Rama: Pavarësisht malit të borxheve, rritëm pagën me 25 %..do ju bëhemi krah kur të dilni në terren
Pavarësisht se me barrën e një krize dhe të një mali borxhesh ne rritëm pagat e Policisë së Shtetit me 25 % si asnjë herë më parë. Ju jo vetëm nuk jeni vetëm, por në rrugën ku hyni sot në rast se do i kaloni provat për të qenë gati për në terren do të keni hap pas hapi mbështetje, respekt dhe motivim, jo vetëm moral por edhe financiar për ta kryer me sukses detyrën në të gjitha nivelet e karrierës.
Rama: Policia ka nevoja të mëdha, por s’do na pengojnë punën
Policia e Shtetit ka ende shumë nevoja të mëdha. Ne besojmë që kjo nuk përbën arsye për të rritur më tej standardet e punë, .janë vetëm fillimi i një pune jashtëzakonisht intensive që na pret.
Rama: Vrasjet u ulën me 15 %, me forcat e reja do të bëjmë edhe më shumë
“Në vetëm 300 ditë të qeverisjes është ulur me 15 % numri i vrasjes dhe i krimeve të rënda kundër personit, është një shifër si ta marrësh. Hov i rëndësishëm përpara, por ambicia jonë është për ende shumë më tepër, këto 300 ditë na majftojmë se nëse në keëto kushte bëmë një ulje kaq diomethënëse me siguri edhe falë forcave të reja që po i bashkohen Policisë së Shteitt dhe falë moralit të rigjetur të Policisë së Shtetit ne do të mund të bëjmë në vjim shumë më tepër, sepse ndërkohë falë jush që jeni këtu po rrisim dy cilësi kryesore pa të cilat struktura e Policisë së Shtetit s’mund të jetë ajo që duam: Po ulim moshën, pra pasi ju të përfshiehni në Policinë e Shtetit do të kemi një polici të shtetit më të re. Po rrisim mesataren e të arsimuarve në Policinë e Shtetit. Dy cilësi që i kemi më të ulëtat”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)