Gjate debateve ne Kuvend ministri Samir Tahiri akuzoi perseri djalin e ish-kryeministrit, Shkelzen Berisha per lidhje direkte me tragjedine e Gerdecit, qe ndodhi ne mars te vitit 2008 dhe ku humben jeten 26 vete.
"Por s’kam si t’u besoj punëve tuaja, s’kam si t’i besoj, megjithë dashamirësinë time, s’kam si t’i besoj asaj që ju keni bërë deri dje kur ishit në detyrë!
Dhe kur dilnit këtu në këtë foltore si kryeministër, me gjithë tagrin, fuqinë për të punuar që këto të ndodhnin.
Dhe s’kam si t’i besoj kur djali juaj merrte fakse më shënimin “Për Zenin”, nga një Ministër i juaji, për atë që më pas në Gërdec, la 26 qytetarë të vrarë.
Ç’punë kishte djali juaj të merrte fakse nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Mbrojtjes?! E keni pyetur ndonjëherë në shtëpi?! Se Prokuroria nuk e ka pyetur si qe të paktën djalin tuaj, por ju?! E keni pyetur ndonjëherë djalin ç‘punë kishte ky që merrte fakse për “Gërdecin”!?
Dhe në qoftë se e keni pyetur, pse nuk dilni këtu si baba i mirë dhe si qytetar i ndërgjegjshëm të na shpjegoni dhe ne kuriozëve – ç‘punë kishte djali juaj të merrte fakse për “Gërdecin”!?
Besoj ju kujtohet fort mirë, një shtetas amerikan, i përgjuar, të thoshte: “Kafshët kanë dalë jashtë kontrollit! Kjo punë ka shkuar shumë larg, deri te djali i Kryeministrit!”
Unë sigurisht nuk mund të aludoj që djali juaj është njëlloj me kafshët, por sigurisht mund të aludoj që në atë që ndodhi, djali juaj ishte drejtpërdrejt i përfshirë!
Për cilën arsye, pse nuk keni dalë kurrë këtu dhe të jepni një përgjigje të vetme?!
Në mos të jepni një përgjigje për atë që ka bërë djali juaj, pse nuk keni dalë kurrë t’i bëni thirrje Prokurorisë të hetojë? Qoftë dhe për fëmijën tuaj!"Emri i Shkelzen Berishes eshte lidhur disa here me tragjedine e Gerdecit pikerisht per lidhje e ngushta qe ai kishte me Mihal Delijorgjin, pronari i impiantit te demontimit qe shpertheu duke shkaktuar masakren dhe per lidhjet me ministrin e Mbrojtjes se asaj kohe, Fatmir Mediu, qe i kishte autorizuar te gjitha lejet e aktivitetit te Delijorgjit.
Mihal Delijorgji u arrestua dhe u denua, ndersa Shkelzen Berisha as nuk eshte marre ne pyetje qofte nje here te vetme nga prokuroria.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52