Tahiri: Të paaftët në gjyqësor
s’na ndalin kundër korrupsionit

Tahiri: Të paaftët në gjyqësor<br />s’na ndalin kundër korrupsionit
GJIROKASTER- Në tri pika u fokusuan takimet e djeshme të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në Gjirokastër, ku spikaste kundërshtia ndaj lirimit të zyrtarëve të larë, të arrestuarve për korrupsion, angazhimi rreth fenomenit Lazarat dhe përgjigjja ndaj atyre që ankohen për gjobat. Analiza 1-vjeçare e Policisë së Gjirokastrës, u përdor prej Tahirit si pikënisja e një apeli tepër të fuqishëm rreth zbehjes së aksioneve policore prej gjyqësorit, padrejtësi e cila për hir të së drejtës i ka ndjekur blutë për vite me radhë. Duke i’u referuar 2 vendimeve të fundit të 2 gjykatave të Apelit në Tiranë, ku u lirua kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe e Korçës, ku u la i lirë ish-Drejtori i Kufirit në Korçë, Ylber Zyberi, ministri Tahiri akuzoi gjyqësorin indirekt, për veprime korruptive në këto rastet.

Për mediet ai tha se “Jam këtu për të inkurajuar Policinë e Shtetit që të vazhdojë të bëjë detyrën në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe mbi të gjitha për të garantuar qytetarët që jemi të vendosur për të shembur murin e pandëshkueshmërisë dhe në rastin e zyrtarëve të lartë. Është e kuptueshme që duhet të jemi të gjithë të bashkërenduar dhe në të njëjtën gjatësi vale lidhur me luftën kundër korrupsionit, këtu përfshirë edhe sistemin gjyqësor. Siç besoj jemi të vendosur që të mos lejojmë që segmente të caktuara të gjyqësorit, luftën e suksesshme të Policisë dhe të Shtetit në tërësi kundër korrupsionit, t’a pështyjnë mbrapsht dhe rikthejnë në shoqëri me spërkatje korruptive”.

Unë besoj se këto janë raste sporadike dhe kam shumë shpresë që pandëshkueshmëria nuk do të jetë më në Shqipëri dhe kam shumë besim që ato segmente të caktuara të gjyqësorit që nuk e bëjnë si duhet detyrën që duhet të bëjnë nuk do cënojnë dot luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe dhe korrupsionit dhe çmontimit të kulturës së pandëshkueshmërisë”. Reagimi i djeshëm i Tahirit vjen një ditë pasi Apeli në Tiranë liroi Xhelal Mziun, duke e ndjekur penalisht në gjendje të lirë, me detyrim paraqitje, nga “arresti me burg”, ku ishte. Thjesht ka ndryshuar masa e sigurisë, pasi akuza ende qëndron dhe njësia Task-Forcë do të vijojë hetimet.
 

Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim