"Të gjithë e patë se ç'lloj estrade ishte kjo, akti i dytë i një ekstrade, që s'është aq edhe e paparalajmëruar. Jam i vendosur për të mos u dorëzuar asnjë sekondë, do i shkoj deri në fund rrugës për drejtësi. Vështirësitë janë të mëdha, por s'do dorëzohem. Nëse nuk sjellin një provë të vetme, të sjellin dëshmitarë Saliun. Ai s'ka shkuar kurrë as në gjykatë, as në prokurori për të gjitha krimet. Nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i tij që la të vdekur 26 njerëz në Gërdec. Të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë. Le të vijë Ilir Meta, Monika, le të vijë Lulzim Basha", tha Tahiri.
Ish-ministri i Brendshëm tha se nuk do t'i fshihet të vërtetës. Akuzat në adresë të tij, tha Tahiri, janë tipike si në komunizëm apo fashizëm, shko në burg dhe pastaj gjejmë provat. "Ajo që patë sot ishte në kufijtë e skandalozes, për të qeshur dhe qarë, kjo që ndodhi sot dhe që ka ndodhur dje s'ka ndodhur as në komunizëm, as fashistët s'e kanë bërë që të të thonë shko në burg dhe pastaj na provo që s'ke marrë 5 mnl euro në muaj, kjo është estradë, shko në burg dhe provo që s'i ke dhënë kamionit, është sërish estradë", theksoi Tahiri.
Tahiri tha më tejë se do të vihet në dispozicion të çdo institucioni në mënyrë që të zbulohet e vërteta, por, tha ai, nuk pranoj një gjyq politik.
"Jam i pari që do vihem në dispozicion të kujtdo institucioni çdo ditë të jetës sime. Nuk hezitoj të kontrollohem apo hetohem për ata që kërkojnë një të vërtetë. Ama unë dua dhe as e pranoj dot të vijën të më thonë futu në burg dhe pastaj provo pafajësinë.
Pranoj çdo lloj hetimi por jo gjyq politik. Ata që e din shumë mirë çdo të thotë ky proces e dinë që do kalojnë të gjitha hallkat. Ju kërkoj mirëkuptimin tuaj. E di që për median është e kollajtë të bie në grackën e llumit. Donë pak kurajo nga secili për tu përballur me këtë. Nuk kam asnjë lloj qëllimi të fsheh. Ju kërkoj vetëm durim. Bëni durim dhe hajde të presim të gjithë bashkë të zbulohet e vërteta. nuk jam i frikësuar aspak nga provat e reja të Prokurorisë. Unë do i kërkoj të vijnë e përballen me mua. Nëse është për thashethemet e dy kriminelëve e kam më kollaj të përballem me thashetheme me kryebanditë.", tha Tahiri.
Redaksia Online
l.q/j.sh/Shqiptarja.com

VIDEO











