Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri Tahiri, thekson se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur nga korrupsioni por jo nga vërejtjet dhe ankesat. Ministri i Brendshëm nënvizon se pavarësia e gjyqësorit nuk mund të jetë hermetike, ndaj çdo vlerësimi të jashtëm, por kapacitet për të garantuar ligjin dhe paanshmërinë në gjykim.
Sipas Tahirit, reagimi i bërë sot nga ana e Unionit të Gjyqtarëve, në lidhje me vendimet skandaloze të bëra nga togat e zeza, është cenim i pavarësisë së gjyqësorit më shumë se çdo gjë tjetër.
“Nuk mund te kete pavaresi nga ankesat/verejtjet, por pavaresi nga korrupsioni dhe pazaret me drejtesine. Pavarsia e gjyqesorit nuk mund te jete pavaresi hermetike e korporates nga cdo gjykim e vlersim i jashtem, por kapacitet per te garantuar ligjin, transparencen, drejtesine dhe paanshmerine, nga korrupsioni, pushteti, paraja, e shume te tjera. Nuk kam pare ende asnje union gjyqtaresh a shoqate tjeter, te reagoje per vendime skandaloze te gjyqsorit. Keto e cenojne pavarsine me shume se gjithcka tjeter.” shkruan Tahiri në Facebook.
Dirtën e sotme Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në një komunikatë për shtyp theksonte se përfaqësues të pushteteve të tjera nuk mund të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq më keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve. UGJSH-Tahirit: Nuk mund të kërkosh ndëshkimin e gjyqtarëve
Deklarata ka të bëjë me letrën e dërguar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani për ndëshkimin e gjyqtarëve që marrin vendime në shkelje me ligjin, duke liruar kriminelët e arrestuar. Bashkangjitur letrës, Ministri Tahiri i përcolli Presidentit Nishani, në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe 25 vendime konkrete me shkelje të gjykatave, për të cilat nuk është marrë ende asnjë masë nga KLD.Tahiri-Nishanit: Ja 25 vendime me shkelje, ndëshko gjyqtarët!
Në përgjigjen e tij, Nishani shprehej se shqetësimin e ngritur do të ia përcillte Ministrisë së Drejtësisë, edhe pse letra e Tahirit i ishte dërguar edhe ministrit Nasip Naço. Sipas Nishanit është detyrë e Ministrisë së Drejtësisë për të verifikuar dhe nisur procedimet penale për rastet e denoncuara.Nishani: Detyrë e ministrit Naço të verifikojë dhe ndëshkojë gjyqtarët
Megjithatë në një reagim të dytë, Ministria e Brendshme, theksonte se edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në dijeni të shkeljeve, por sërish nuk ka masa ndaj gjyqtarëve. MB nënvizonte se këto “lojëra përcjellëse postare” kanë sjellë këtë gjyqësor ku drejtësia blihet e shitet.MB-Nishanit: KLD në dijeni të shkeljeve, jo më lojëra përcjellëse!
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)