TIRANE-   Një urdhër i Minstrit të Brendshëm Saimir Tahiri, detyron të gjithë vartësit e tij të mos përdorin stemën e policisë së shtetit në faqet personale në rrejtin social facebook.

"Mos komentoni në emër të Policisë së Shtetit. Asnjë koment në faqe personale në emër të Policisë së Shtetit. “- thuhet në urdhrin e ministrit Tahiri e shpërndarë për 12 Drejtoritë e policisë në qarqe.

Tahiri kërkon që asnjë nga vartësit e tij të mos përdor stemën e policsë duke komentuar apo shprehur idetë personale në rrjetin sociale, pasi sipas Tahirit komentet personale të çdo individi qoftë dhe me uniformë asnjëherë nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të policisë apo ministrisë.


urdhri i tahirit per policine ne fb
urdhri i tahirit per policine ne fb
(Foto: Urdhri i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri)



Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)