Tahiri zbardh takimet zyrtare: Ja ku ndodhesha kur më akuzonin se takova vëllezërit Habilaj

Tahiri zbardh takimet zyrtare: Ja ku ndodhesha kur më akuzonin se takova vëllezërit Habilaj

1568115376_tahiri.jpg

Referuar 4 episodeve të drogës që prokuroria e akuzon se ka favorizuar trafikun e drogës në vitin 2013, (dy herë) në vitin 2014, dhe 2015, ish-ministri Saimir Tahiri ka ngritur pyetjet se përse në përgjimet ku grupi i drogës Habilaj flet për shefin e madh, nuk është kushdo tjetër, por Tahiri.

"Më akuzoni për përgjimin e Taulant Haxhiraj, ku ai thotë kushërinjtë e ministrit kanë marrë garanci. E pse qenkam unë ministri e jo një tjetër ministër nga Vlora? Pse prokuroria nuk e ka thelluar hetimin ndryshe do t'i binte fabula", tha Tahiri.

Sa i përket akuzave se gjatë një përgjimi vëllezërit Habilaj thonë se kanë takuar në Tiranë dhe kanë ngrënë drekë me të, Tahiri është shprehur se më 22 nëntor 2013 ai ka qenë në një takim në Bruksel në atë ditë me me eurokomisioneri Stefan Fyle, me Klajda Gjoshën, në atë kohë ministre e Integrimit dhe Nasip Naçon. "Gjejeni ju se kush është shefi i madh?! - tha Tahiri.

Ndërkohë, më 23 nëntor që pretendohet se ka takuar Habilajt, Tahiri tha se ka qenë në takim me Visho Ajazin e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llallën, pasi ishin arratisur nga burgu i Korçës disa të dënuar. "Kam pasur të gjitha mediat poshtë zyrës", tha Tahiri, ndërsa pasdite - shtoi ai, ka dalë në konferencë për mediat duke thënë detaje nga arratisja e grupit kriminal nga burgu i Drenovës në Korçë.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se nuk ka asnjë komunikim telefonik me vëllezërit Habilaj, ndërsa akuzoi për një proces të montuar ndaj tij dhe pa prova.Prokuroria e ka akuzuar ish-ministrin në rol ndihmës në trafikun e drogës në bashkëpunim me grupin kriminal Habilaj, por Tahiri tha me ironi se si mund të jetë ai ndihmës i ndihmësit, Jaeld Çelës, kur Habilajt i kanë cilësuar si të ishin kushërinjtë e tij. Pra Tahiri tha se nëse akuzat do të ishin të vërteta atëherë ai nuk do kishte nevojë për ndihmësa.

"Më sillni një provë për 4 episodet që më akuzoni. Grup i strukturuar kriminal kërkon një provë çfarë kam bërë? Ngarkim-shkarkim, ngritje trau, kam blerë cigare për grupin? Më tregoni një veprim të jashtëligjshëm dhe shkoj në burg, por jo për thashetheme e sajesa", tha Tahiri.


Lajmi kryesor:

Prokuroria kërkon 8 vite burg për ish-ministrin Tahiri: Nuk e çoj ndërmend të dënohem, besoj tek e vërteta ime /Video


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

PS rrëzoi kërkesën, Bardhi me akuza: I shërben Ballukut dhe interesave të saj, qëllim fshehja e aferës korruptive, do mbahet përgjegjësi!

PS rrëzoi kërkesën, Bardhi me akuza: I shërben Ballukut dhe interesave të saj, qëllim fshehja e aferës korruptive, do mbahet përgjegjësi!