Tailandë, reklama që ka prekur
miliona njerëz nëpër botë

Tailandë, reklama që ka prekur<br />miliona njerëz nëpër botë
TAILANDE - Një reklamë prekëse vjen nga Tajlanda: një video 3-minutëshe e kompanisë celulare "True Move H"  fillon më një djalë të vogël, i cili ndiqet jashtë një farmacie nga pronarja që e kapi duke vjedhur.  Ajo ia merr ilaçet nga dora dhe e pyet se për çfarë i duheshin. Djali i vogël i përgjigjet se i donte për mamanë e tij.

Në këtë moment, një burrë nga lokali aty afër, vjen dhe pasi merr vesh se çfarë ndodhi, vendos të paguajë farmacisten për ilaçet; gjithashtu, ai i thotë të bijës së tij të bëjë gati një supë vegjetariane dhe ia jep djalit. Pasi merr ushqimin dhe ilaçet, djali i vogël largohet nxitimthi dhe filmi kalon 30 vite më pas. 

30 VJET ME PAS

30 vjet më pas, i njejti pronar lokali vazhdon të ndihmojë të varfërit. Por një ditë, ai humbet ndjenjat dhe përplaset me pjesën e pasme të kokës te tavolina pas tij. Vajza e tij qendron e dëshpëruar pranë krevatit të tij në spital dhe nuk di se si të paguajë faturën prej 18 500 eurosh, duke parë e terrorizuar në drejtim të doktorit. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, ajo vendos të shesë shtëpinë.

FATURA ZERO, "PAGUAR" 30 VJET ME PARE...

Në skenën tjetër, vajza dremit me kokën mbështetur në krevatin e të atit. Kur zgjohet, gjen një zarf pranë saj, brenda të cilit gjendet një faturë mjekësore me vlerë zero!

Një shënim në faturë i shpjegon vajzës gjithçka: "Të gjitha shpenzimet janë paguar, me 3 pako qetësuesish dhe një supë vegjetariane" dhe situata qartësohet: doktori që kreu operacionin e babait të vajzës ishte pikërisht ai djali i vogël që vodhi ilaçet nga farmacia për nënën e tij 30 vjet më parë. 

Dhe mesazhi i videos ishte: “Të japësh është komunikimi më i mirë.”  Kjo video është klikuar mbi 3.5 milion herë në një kohë mjaft të shkurtër. Ajo ka prekur miliona njerëz në të gjithë botën.
 
Redaksia online
(Erind Dini/arsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi