TAJLANDE - Sot në kryeqytetin tajlandez Bangkok, të paktën 10.000 mijë protestues u mblodhën sot në sheshin Royal Plaza, pranë parlamentit, duke demonstruar kundër qeverisë së Yingluck Shinawatra, motra e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra i larguar nga detyra falë protestave masive.

Protesta u organizua nga një grup të cilët e akuzojnë zonjën Yingluck që është një kukull e vëllait të saj. Sipas disa burimeve të paktën shtatë policë mbetën të plagosur në përleshje.

Protestuesit kanë tentuar të hynë me forcë në disa godina qeveritare dhe kemi përdorur gaz lotsjellës për shkak se ata kanë reaguar mbi policinë - tha zëdhënësi i policisë Piya Uthaya për një stacion televiziv lokal, sipas Reuters.

Demonstrata u organizua nga një grup i ri që quhet Pitak Siam thënë ndryshe Tajlanda e Mbrojtur.

E udhëhequr nga një gjeneral ushtrie tashmë në pension, grupi akuzon administratën e zonjës Yingluck për korrupsioni dhe fyerje ndaj monarkisë.

"Unë premtoj se organizimi ynë do të ketë sukses”, tha ish-gjenerali Gen Boonlert Kaewprasit në fjalimin e tij para demonstruesve.

"Bota do të shikoj këtë qeveri të korruptuar dhe mizore. Bota do të shikojë qeverinë e udhëhequr nga një kukull", tha ai më vonë.

Grupi ka tërhequr mbështetjen e disa grupeve monarkiste duke përfshirë edhe anëtarët e "këmishave të verdha” të Aleancës Popullore për Demokraci (PAD), të cilët e ndihmuan për të rrëzuar qeverinë e Thaksin Shinawatra në vitet 2006 dhe 2008.

Yingluck Shinawatra e motra e ish kryeminstrit fitoi zgjedhjet në parlament në mënyrë demokratike në vitin 2011 me një shumicë të madhe votash.

(lç/shqiptarja.com)