Më shumë se 144 barka të vogla nisën lundrimin në gjatësinë e lumit Ladchado në Tajlandë për të shënuar hapjen e festivalit të Vaasa-s, një traditë e huazuar nga Budistët. Ky është një festival që zgjat për tre muaj dhe nis me ciklin e hënës së plotë dhe gjatë kësaj kohe murgjëve budistë nuk u lejohet të udhëtojnë ose të kalojnë natën jashtë manastireve të tyre.
Gjatë festivalit qindra barka dekorohen me lule, flamuj, qirinj dhe portrete të Mbretit Tajlandez Bhumipol Adulyadej; pjesa e huazur nga budistët janë qirinjtë që simbolizojnë jetën e tyre të kaluar.
Gjatë kësaj ceremonie njerëzit në varka performojnë muzikë tradicionale tajlandeze me këngë të zonës që tregojnë lidhjen historike të fshatarëve me lumin.
Organizuesi i eventit shpjegon se ata i përdorin varkat për shkak se ato ishin mjeti i tyre tradicional i transportit që nga paraardhësit e tyre, dhe i përdornin ato për të shkuar në tempullin e zonës ku mbyllet dhe ceremonia. Këtë ceremoni ata përpiqen t’u ushqejnë dhe të rinjve dhe u mësojnë të gjitha ritet tradicionale të kulturës së tyre.
Tempujt e murgjve janë shumë të qetë gjatë kësaj periudhe pasi kjo konsiderohet koha më e përshtatshme për të soditur dhe medituar.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO