Gjykata Kushtetuese në Tajlandë ka vendosur të largojë nga detyra kryeministren Yingluck Shinawatra.
Sipas gjykatës Shinawatra ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke transferuar shefin e Sigurisë Kombëtare Thawil Pliensri, i cili ishte caktuar në detyrë nga administrata e opozitës në vitin 2011.
Gjykata vendosi gjithashtu se disa ministra të kabinetit të saj qeveritar, të përfshirë në këtë transferim, duhet të largohen nga detyra.
Që prej muajit nëntor të vitit të kaluar mijëra njerëz në të gjithë Tajlandën kanë protestuar kundër Shinawatras, të cilën e akuzojnë se është kukull në duart e të vëllait Thaksin Shinawatra ish-kryeministër i vendit i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2006 për abuzim me pushtetin.
Vetë Yingluck Shinawatra, gjatë gjyqit të ditës së martë kundërshtoi akuzat se partia e saj kishte përfituar nga transferimi i shefit të Sigurisë Kombëtare.
Tashmë mbetet e paqartë nëse një prej ministrave të kabinetit qeveritar do të zërë vendin e saj apo nëse do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës ka shumë mundësi të shkaktojë protesta na ana e mbështetësve të qeverisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com