Tajlandë/ 3 viktima nga të shtënat me armë në një qendër tregtare, arrestohet 14-vjeçari

Tajlandë/ 3 viktima nga të shtënat me armë në një qendër tregtare, arrestohet 14-vjeçari

Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin tajlandez, Bangkok. Policia tajlandeze arrestoi të dyshuarin e armatosur dhe sipas një postimi në rrjetet sociale, ai është një 14-vjeçar.

Videot e ngjarjes po qarkullojnë në të gjitha mediat sociale ku shihen njerëzit të tmerruar dhe duke vrapuar jashtë qendrës tregtare. Qendra tregtare dhe një stacion metroje e cila ishte pranë objektit janë mbyllur, raporton BBC.

Sulmet me të shtëna masive janë të rralla në Tajlandë, ndonëse përqindja e personave që posedojnë armë është relativisht e lartë për rajonin.

Sulmet me armë janë të shpeshta në Tajlandë. Rikujtojmë se një ish-oficer policie vrau 22 fëmijë brenda një kopshti vitin e kaluar në një sulm me thikë dhe armë, ndërsa në vitin 2020 një ushtar qëlloi dhe vrau të paktën 29 persona dhe plagosi 57 në katër sulme të veçanta brenda dhe rreth qytetit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur