Tajvan, shembet ura Nanfangao, 140 m e gjatë, 5 të të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur

Tajvan, shembet ura Nanfangao, 140 m e gjatë, 5 të  të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore të Informacionit të Tajvanit (CNA), një pjesë e urës së Nanfangao me një gjatësi totale 140 metra u rrëzua dhe ra mbi një anije cisterne (me naftë) që ishte duke kaluar nën urë në atë moment.

Një deklaratë nga Departamenti i Zjarrfikësve thotë se të paktën 10 persona në anije u plagosën dhe 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Udhëheqësi i Tajvanit, Cai Ying Wen tha se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Ura e Nanfangaos ishte përuruar në vitin 1998, e ngritur për të zëvendësuar një urë më të ulët që pengonte kalimin e mjeteve lundruese.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare