Tajvani legalizon martesat gay! Qytetarët shpërthejnë në lot gëzimi (FOTO)

Tajvani legalizon martesat gay! Qytetarët shpërthejnë në lot gëzimi (FOTO)

Tajvani është shteti i parë në Azi që ka legalizuar martesat në të njëjtin gjini.

Qindra përkrahës të të drejtave të homoseksualëve u mblodhën jashtë parlamentit për të festuar këtë ndryshim historik. Nuk munguan edhe lotët e gëzimit dhe njerëz që përqafoheshin me njëri-tjetrin pasi ligji u miratua në parlament.  

Në vitin 2017, gjykata vendosi që çiftet e të njëjtit seks kishin të drejtën ligjore për t'u martuar. Parlamentit iu dha një afat 2 vjeçar për të aprovuar ndryshimet në kushtetutë.

Megjithatë, ky ligj ka hasur edhe kundërshtimin e shumë qytetarëve tradicional, që kërkonin që martesa të përkufizohej si një lidhje mes një burri dhe një gruaje. Për këtë arsye, qeveria deklaroi se nuk do të ndryshonte përkufizimin e saj ekzistues të martesës në të drejtën civile, por do të bënte një ligj të veçantë për martesën e të njëjtit seks.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave