Takim i katër liderëve maqedonas në kuadër të zgjidhjes së krizës

/ATSH-MIA/ - Liderët e katër partive politike më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, (VMRO-DPMNE), Zoran Zaev (LSDM), Ali Ahmeti (BDI) dhe Menduh Thaçi (PDSH), s do të takohen sot në Bruksel në kuadër të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.
Ata mbërritën dje në Bruksel për të vijuar dialogun e nisur në Shkup më 2 qershor me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, burime të larta të KE-së konfirmuan se në mbledhjen e sotme që do të mbahet në sallën e mbledhjeve në ndërtesën "Berlemont" të KE-së në Bruksel, është konfirmuar prania e katërshes politike të Maqedonisë.
Nga BE, krahas komisionerit evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn pritet të marrë pjesë vetëm raportuesi për Maqedoninë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgëll.
Sipas axhendës së planifikuar, fillimisht janë parashikuar 45 minuta takime të ndara të komisionerit evropian për Zgjerimin, Han me Zoran Zaev dhe delegacionin e tij në të cilin bëjnë pjesë edhe Renata Deskoska-Trenevska dhe Radmilla Shekerinska dhe më pas me kryeministrin maqedonas Gruevski, i cili shoqërohet nga Martin Protogjer, Nikolla Poposkin dhe Nikolla Todorov.
Pas takimeve dypalëshe me Zaev dhe Gruevskin, pritet takimi i katër liderëve politikë të Maqedonisë me pjesëmarrjen e Han dhe Vajgëll për të biseduar në lidhje me kapërcimin e krizës.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë