TIRANE- Edi Rama dhe Ilir Meta do të takohen për të katërtën herë brenda gjashtë muajve. Burime nga PS, por edhe nga LSI, konfirmuan për Shqiptarja.com, se ata do të takohen paraditen e sotme në ambientet e hotel “Le Meridien” në Bruksel, për të folur më gjatë mes tyre.

Kreu i PS dhe ai i LSI janë vendosur që ditën e djeshme në hotelin e kryeqytetit të Belgjikës, ku kanë shkuar për të marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane.

Takimi do të zhvillohet jashtë syve të medias shqiptare por dhe opinionit publik, por nuk përjashtohet mundësia, që të kenë qëndruar edhe ditën e djeshme në darkë. Burime pranë PS dhe LSI i kanë thënë Shqiptarja.com se dy liderët do të vijnë me një platformë bashkëpunimi në Tiranë

Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com  LEXO ARTIKULLIN E PLOTE
 
(sg/shqiptarja.com)