Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington (SHBA) u prit sot në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry.
Në takimin me ministrin Bushati, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi se, "Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Veç kësaj, ajo është e përfshirë thellësisht për të punuar me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme".
"Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë marrëveshjen SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje për të bashkëpunuar më plotësisht për interesin tonë të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon kundër ISIS dhe nisma të tjera", tha Kerry.
"Vitin e kaluar në Uells, pata rastin të takohem me Kryeministrin Edi Rama, ku ne diskutuam për shumë nga këto probleme dhe sot ne do ta vazhdojmë këtë diskutim. Shqipëria ka ndihmuar shumë në transferimin e njerëzve të grupit të rezistencës iraniane MEK dhe në çështje të tjera. Ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën për të bërë gjërat e nevojshme për këtë anëtarësim. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord të bëhet mikpritëse e takimit ministerial për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka rëndësi për të gjithë, duke patur parasysh njoftimet lidhur me aktet në të cilat është angazhuar ISIS. Ne po punojmë gjithashtu në përpjekjet e përgjithshme rajonale lidhur me luftën kundër ISIS dhe bashkëpunimi i Shqipërisë si anëtare e koalicionit ka qenë absolutisht i rëndësishëm", u shpreh Sekretari i Shtetit, John Kerry .
Ndërsa ministri Bushati theksoi se, "Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë partnere strategjike, aleatë në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ne jemi duke punuar ngushtë së bashku në Irak, Afganistan, dhe së fundi në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit të dhunshëm. Nëse rajoni ynë është në ditët e sotme në paqe dhe po shikon drejt anëtarësimit në BE, kjo është kryesisht për shkak të angazhimit të vazhdueshëm të SHBA Dhe unë jam këtu sot për të diskutuar me Sekretarin Kerry edhe për mënyrat se si të përmirësojmë më tej bashkëpunimin tonë strategjik në sektorët strategjikë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara".
Çelen dyert e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington pas rikonstruksionit
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati e ka nisur vizitën në SHBA me përurimin e rikonstruksionit të selisë së Ambasadës sonë atje, prej vitesh në degradim.
Ditmir Bushati preu shiritin e përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës, një vit pas zotimit për rikonstruksionin e saj.
Ambientet e reja të Ambasadës, u përuruan me praninë e përfaqësuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të institucioneve kryesore, diplomatëve kryesorë e përfaqësues të diasporës.
Për Ditmir Bushatin, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenjë e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit ndaj aleatit strategjik/
/atsh/
/Shqiptarja.com