Takim koordinues ndërinstitucional për trafikun e personave, ministri Balla: Koordinim i veprimeve me qëllim parandalimin e fenomenit

Takim koordinues ndërinstitucional për trafikun e personave, ministri Balla: Koordinim i veprimeve me qëllim parandalimin e fenomenit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional, me përfaqësuesit e Mekanizmit Kombëtar të Referimit që mbulojnë çështjet e trafikimit të personave.

Ministri Balla gjatë fjalës së tij, bëri një panoramë të situatës në lidhje me zbatimin e masave antitrafik në kuadër të Planit të Veprimit të miratuar dhe rezultateve të arritura, ndërsa vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimin ndërinstitucional dhe koordinimi i veprimeve me qëllim parandalimin e fenomenit.

Në këtë takim të zgjeruar të MKR ku morën pjesë përfaqësues të prokurorive, gjykatave dhe SPAK, u diskutua mbi rekomandimet prioritare për t’u adresuar nga autoritetet shqiptare, për të hetuar, ndjekur dhe dënuar veprat e trafikimit.

Ministri Balla solli në vëmendje të të pranishmëve, një citim nga Sekretari i Shtetit Blinken, i cili thotë se “Trafikimi është vetë përkufizimi i një problemi që asnjë komb nuk mund ta zgjidhë vetëm.”

Duke iu referuar Raportit të DASH 2024 për Trafikimin e Personave, Ministri nënvizoi disa nga arritjet e cituara në këtë raport dhe rekomandime specifike për të thelluar më tej luftën kundër këtij fenomeni.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria konfirmohet në vendet e nivelit të dytë për Trafikimin e Personave bashkë me 97 vende të tjera nga e gjithë bota.

Vendet e nivelit të dytë konsiderohen ato ku “Qeveritë e të cilave nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për t’i përmbushur ato standarde”.

Balla solli në vëmendje të anëtarëve të MKR edhe punën e bërë nga Policia e Shtetit gjatë dy viteve të fundit, duke cituar edhe pjesë nga raporti i DASH. Policia e Shtetit Shqiptar për vitet 2022 dhe 2023 hetoi 111 raste (26 raste në 2023, krahasuar me 85 raste në vitin 2022).

Për 6-mujorin e parë të 2024, nga të dhënat e Policisë së Shtetit, për veprën penale Trafikim i personave të rritur janë evidentuar gjithsej 9 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 9. Në të njëjtin raport të DASH, thuhet se “Gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë