/ATSH-AFP/ - Ministrat e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut u mblodhën sot në Seul për herë të parë në tre vjet, me qëllimin për të ulur rivalitetet territoriale dhe zgjidhur mosmarrëveshjet diplomatike që komplikojnë marrëdhëniet e tyre.
Pas një serie të parë takimesh dypalëshe, tre ministrat u mblodhën për diskutime zyrtare, për herë të parë që prej muajit prill 2012.
Ndërkohë që marrëdhëniet mes Kinës dhe Koresë së Jugut janë të qeta, Pekini dhe Seuli mbajnë raporte të tendosura me Tokion për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ishujt e diskutueshëm apo për interpretimin e pushtimit japonez para Luftës së Dytë Botërore.
Seuli kritikon veçanërisht Tokion se pse nuk i ka kërkuar falje të mjaftueshme për krimet e kryera gjatë pushtimit të gadishullit nga ushtria japoneze mes vitete 1910 dhe 1945.
Gjithashtu vazhdon ende mes dy vendeve një mosmarrëveshje mbi tokat e kontrolluara nga Koreja e Jugut, por që Japonia i cilëson si pronë e saj.
Rifillimi i këtyre negociatave është një hap i vërtetë përpara dhe ushqen shpresën për një samit të ardhshëm tripalësh.
Presidentja koreano-jugore, Park Geun-hye ka mbajtur dy samite me presidentin kinez, Xi Jinping, por ka shmangur kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
Abe dhe drejtuesi më i lartë kinez u takuan gjatë një samitit të shkurtër në Pekin në muajin nëntor, në kuadër të Forumit për bashkëpunim ekonomik të Asie-Paqësorit (Apec).
Takimi i sotëm nisi me takime dypalëshe, ministri koreano jugor, Yoon Byung-Se priti homologët kinez, Wang Yi dhe japonez Fumio Kishida.
"Këto bisedime u përqendruan në nevojën për të bashkëpunuar përballë ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut", sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Seul.
Kushida dhe Yoon kërkuan gjithashtu rritjen e përpjekjeve për organizimin e një samiti tripalësh sa më shpejt të jetë e mundur.
/Shqiptarja.com