Takim në Bulqizë për parandalimin e punës së të miturve
TIRANE-Parandalimin i punës së të miturve në industrinë minerare, ishte sot në fokus të një takimi organizuar në Bashkinë e Bulqizës, me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë shtetërore dhe disa prej organizmave kryesore që kujdesen për mbrojtjen e fëmijëve.
TIRANE-Parandalimin i punës së të miturve në industrinë minerare, ishte sot në fokus të një takimi organizuar në Bashkinë e Bulqizës, me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë shtetërore dhe disa prej organizmave kryesore që kujdesen për mbrojtjen e fëmijëve.
Në takimin e organizuar nga Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Punës njëkohësisht dhe me Bashkinë e Bulqizes, merrnin pjesë përfaqësues nga Policia e Shtetit, nga Drejtoria Arsimore nga prezenca e
OSBE-se dhe nga Prefektura.
Drejtori i Inpsektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli u shpreh se fenomeni i punes së të miturve haset më tepër në ato zona informale të shfrytëzimit të mineralit të kromit. "Çështjet e punës së fëmijëve, dhe roli i inspektorëve në lidhje me to kërkojnë një vëmendje të shtuar për të patur rezultate konkrete.Shqetësim ky shumë i prekshëm dhe në Qarkun Dibër dhe sidomos Bulqizë, ku ky fenomen është shumë evident".
Ylli u shpreh se vetëm para dy muajsh në këtë qark e konkretisht në këtë rreth, është ushtruar kontroll në të gjithë sektorin minerar si ndër sektorët më të vështrirë dhe më me risk të ekonomisë. Ai theksoi se asnjë punëmarrës nën 18 vjeç nuk është lejuar me autorizimin e inspektoriatit të punojë në këtë kategori pune për vetë rrezikshmërinë që paraqet.
"Për sa i përket fëmijëve që punojnë në sektorin formal si në rrobaqepësi, fabrikat e prodhimit të këpucëve, përpunim peshku, call center etj, janë kategori të miturish që i përkasin grup-moshës 16-18 vjeç, të cilët janë nën monitorim të vazhdueshëm nga inspektorët e punës", tha Ylli.
Per të miturit që i përkasin kategorisë së sektorit informal, që është më i përhapur në Bulqizë,Ylli vuri në dukje se kërkohet një bashkëpunim me të gjithë agjencitë ligjzbatuese të cilat ngarkohen me trajtimin dhe kontrollin e tyre./ATSH/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56