Takim në Tuz me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, Meta: Bashkëpunoni që të fitoni komunën

Takim në Tuz me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, Meta: Bashkëpunoni që të fitoni komunën

Presidenti Ilir Meta në Tuz me përfaqësuesit e partive politike shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të martë një takim me përfaqësuesit kryesorë të partive politike shqiptare në qytetin e Tuzit, ku u bëri thirrje që të përafrojnë qëndrimet në mënyrë që pas zgjedhjeve vendore shqiptarët të kenë një përfaqësim më përfshirës.

Teksa u njoh me zhvillimet më të fundit për përgatitjet e zgjedhjeve që do të mbahen në 3 mars 2019, Meta u shpreh ndër të tjera se këto zgjedhje do t'u ofrojnë partive politike shqiptare mundësi për sigurim të së drejtash. 

Ju uroj suksese të gjithë juve që merrni pjesë në këtë garë elektorale, që jo vetëm të kontribuoni për të përmirësuar qeverisjen vendore këtu por njëkohësisht për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe përmes edhe bashkejetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera.

Dëshirojmë që të vazhdojmë këto marrëdhënie shembullore të Shqipërisë dhe Malit të Zi edhe që shqiptarët në Malin e Zi të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Malit të Zi.

Ashtu sikurse dëshirojmë që shqiptarët të kenë një përfaqësim edhe më përfshirës edhe në nivel vendor edhe në nivel kombëtar, këtu në Malin e Zi, pasi ju e meritoni plotësisht dhe këto sigurime i kam marrë dhe nga Presidenti Gjukanoviç edhe nga Kryeministri Markoviç dhe Kryetari i Parlamentit. 

Unë besoj se ju e keni vetë në dorë fatin tuaj dhe në zgjedhjet e 3 marsit ju do të keni mundësi të siguroni më mirë të drejtat tuaja.

Ilir Meta, President i Republikës 

Presidenti i Republikës u takua konkretisht me kreun e Aleancës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, kreun e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj dhe kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar-Tuz, Fadil Kajoshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm