TIRANE - Situata zgjedhore brenda Partisë Demokratike nuk është edhe aq e qetë sa duket, kjo pasi demokratët po ziejnë brenda mureve të selisë blu për emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Në këtë kontekst pavarësisht situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet dhe pavarësisht se në dukje demokratët kanë patur në fokus këtë situatë, e vërteta është krejt ndryshe. Kjo pasi lideri i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme takime kokë më kokë me disa deputetë të Partisë Demokratike. Burime nga selia blu, konfirmojnë për gazetën “Shqiptarja.com”, se këto takime kanë patur në fokus zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.