Takimet me ndërkombëtarët
Basha: S'bëjmë pazare politike

Takimet me ndërkombëtarët<br />Basha: S'bëjmë pazare politike
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, foli këtë pasdite para protestuesve të opozitës në çadër, pas takimeve me ministrat e jashtëm gjerman dhe holandez, Sigmar Gabriel dhe Bert Koenders, duke deklaruar se do vijojë rezistencën në Bulevard.

Basha u shpreh se "nuk do të ketë asnjë pazar politik në këmbim të zgjedhjeve".

Protestuesit e PD e kanë pritur me entuziazëm këtë deklaratë të fortë të Bashës.

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Ne nuk do bëjmë asnjë pazar politik, në këmbim të zgjedhjeve. Nuk duam pushtet në tavolinë, as pazare politike”, deklaroi Basha.

"Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe  forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj. Kjo iu nderon si qytetarë, si prindër, si të rinj dhe të reja dhe na nderon të gjithëve si demokratë për t’i qenë në krye Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do humbasmn durimin me miqtë tanë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne do ja dalim për tek ëndrra jonë për Republikë të re.

Ne jemi të vendosur që së bashku me ju, orë për orë dhe ditë për ditë do të shpalosim para miqve tanë të vërtetat. Pa i njohur këto të vërteta askush nuk e ndihmon Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër deri në krijimin  e një qeverie  teknike  për të garantuar zgjedhje të lira. Ka vetëm një rrugë", u shpreh kryetari i PD, Basha.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)