Takimet në Bundestagun gjerman, Gjylameti: Vlerësim për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Takimet në Bundestagun gjerman, Gjylameti: Vlerësim për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar

Delegacioni shqiptar në takim me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman

Një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një vizitë treditore në Gjermani ku patën një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të Qeverisë dhe të Bundestagut gjerman.

Temat kryesore të këtyre takimeve ishin ecuria e Reformës në Drejtësi Vettingu i gjyqësorit dhe Reforma Zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar, si dhe rezultatet e fundit konkrete të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisë publik. Përmes një mesazhi në twitter, deputetja socialiste e cila është njëherësh edhe Kryetare e PS, për Tiranën Blerina Gjylameti thekson se Shqipëria mori përgëzime për rezultatet e Reformës në Drejtësi, Vettingu-n, luftën ndaj krimit të organizuar, si edhe përcollëm vendosmërinë tonë për të vazhduar më tej.

"Në mbështetje të aspiratës europiane në tryezë takimi me deputetët e Bundestagut,Herbert Hirte dhe reporterin për Shqipërinë Thortsen Frei. Shqipëria mori përgëzime për rezultatet e Reformës në Drejtësi, Vettingu-n, luftën ndaj krimit të organizuar, si edhe përcollëm vendosmërinë tonë për të vazhduar më tej. Inkurajim për të miratuar sëbashku me opozitën draftin e reformës zgjedhore të paraqitur në Kuvend", shkruan deputetja socialiste Gjylameti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi