TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, "kujtimi ende i gjallë dhe i paharruar e vizitës së Papa Françeskut vitin e kaluar, do të pasohet tashmë me takimin botëror të paqes".
I pranishëm në konferencën e hapur me Presidentët e 38 Konferencave të Rregulltarëve nga 27 vende të Europës, mbajtur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Kryeministri Rama theksoi se, "vendi ynë edhe një herë është ftuar të jetë shembull i bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare".
"Nuk është shumë e zakonshme që një kryeministër të marrë fjalën në një takim kaq specifik. Bëhet fjalë për një event të rëndësishëm për komunitetin katolik. Ambicien për ta bërë Shqipërinë edhe një herë një pikë takimi për artizanë të paqes dhe modestisë me të cilën organizuesit e ndërmorën, pranova me shumë kënaqësi të vij për ta përshëndetur. Çka më shtyn edhe më tepër është edhe vizita baritore e Papa Françëskut. Apostulli i parë me të cilin imzot Noli e quan ungjillor e përkufizon kështu fjalën: Fjala e shpirtit është e gjallë dhe përmbushëse, më e mprehtë se një shpatë me dyte. Si e tillë më oshëtin edhe fjala e Papa Françëskut që e shqipëroi gjatë dhe pas vizitës së tij në Tiranë. Në Shqipëri kemi dëshminë e diçkaje që tejkalon paqen dhe tolerancën, përvojën e të qënurit pandashmërit bashkë", tha Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se, ndonëse e panjohur, Shqipëria ka qenë një vend ku fjala 'comunio' ka gjetur vend më mirë se kudo.
Historia e besimeve në Shqipëri ka sjellë një pasuri që pasuron më tepër këtë territor. Rregulltarët japin një shembull vazhdimësie të pandërprerë, theksoi Rama, duke shtuar se, "Si Zoti për disa, si mirësia për disa të tjerë duhen kërkuar dhe mund të kërkohen pareshtur sado e madhe të jetë mjegulla që krijojnë dramat dhe tragjeditë e përbotshme".
"Sot kur barabaria po kthehet në një formë jete gati të përditshme, janë rrgulltarët ata që po ndihmojnë. Nga Koreja e Veriut, duke kalur në Lindjen e Mesme, rregullarët katolikë japin shembull përkushtimi, përmes sakrificash që burojnë nga thjeshtësia e shpirtit përballë mangësisë së një bote të komplikuar", tha Rama.
Ai i cilësoi rregulltarët si, "diplomatë, mediaorë, pajtues gjakrash, ndërmjetësues hatërmbetjesh arkaike. Rregulltarët me një modesti ekstreme, dhe diskrecion që nuk ka shok, me një durim të mahnitshëm sjellin paqe mes gjithë njerëzve, pa dallim, racash, bindjesh, pozicionesh gjeografike apo sociale".
Në eventin e sotëm përshëndeti edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë të cilët e cilësuan këtë event si një shpreheje të mbështetjes së rregulltarëve për një vedn si Shqipëria ku harmonia fetare është një shembull.
Të pranishmit në këtë aktivitet u njohën gjithashtu dhe me historinë e popullit shqiptar me fokus të veçantë historiku i klerikëve në Shqipëri.
Nga datat 23 - 28 Mars 2015, në Tiranë janë mbledhur Presidentët e 38 Konferencave të Rregulltarëve nga 27 vende të Europës, të cilët përfaqësojnë rreth 300 000 rregulltarë, anëtarë të UCESM, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme 16-të për të diskutuar mbi temën "Rregulltarë e rregulltare në Europë: Dëshmitarë e Artizanë të Bashkisë".
Qëllimi i këtij eventi është reflektimi së bashku mbi këtë temë për të kontribuar në promovimin në shoqëritë tona e një 'klimë respekti e besimi reciprok mes katolikëve, ortodoksëve e muslimanëve', ashtu siç u shpreh edhe Papa Francesku--gjatë vizitës së Tij më 21 shtator në Shqipëri. Ky event, ashtu siç këshillon dhe Papa Françesku, shpreson të thellojë rolin e rregulltarëve e rregulltareve në kontekste të ndryshme në të cilat janë angazhuar në Europë për të pritur "sfidën e madhe që kemi përpara" në këtë mijëvjecar të ri, ku Kisha të bëhet shtëpi e shkollë e bashkimit', sipas Letrës së Papa Françeskut drejtuar Rregulltarëve më 21 Nëntor 2014.
Në këtë event do të diskutohet mbi hapat që duhet të ndërmerren për bashkëjetesën fetare në Europë dhe për të ecur përpara. Kjo jo vetëm sepse Presidenti i UCESM, Padre Giovanni Peragine ndodhet me Seli në Shqipëri, por pasi situata social fetare që jeton Europa e sotme është në harmoni me realitetin shqiptar, një vend ku eksperienca e persekutimeve përgjatë viteve të gjata të diktaturës komuniste, i ka shtyrë deri më sot muslimanë e të krishterë të jetojnë përkrah me një respekt të madh reciprok, siç u vu re dhe gjatë vizitës së Papa Françesku në Shqipëri.
Gjatë javës do të organizohen takime dhe aktivitete të ndryshme për të diskutuar mbi temën dhe forcuar më tej bashkëpunim ndërfetar në Shqipëri.
Pas eventit të sotëm, eventi i dytë i rëndësishëm është vizita në qytetin e Shkodrës në datën 27 Mars, dita kombëtare e jetës së kushtuar për të ecur "në gjurmët e Martirëve të Diktaturës në Shqipërisë". Në këtë aktivitet do të mblidhen të gjithë rregulltarët e Shqipërisë dhe vizita do të nisi nga varrezat e qytetit të Shkodrës me qëllim përkujtimin e 25 vjetorit të meshës së parë mbas komunizmit të mbajtur në këtë qytet. /ATSH/
/Shqiptarja.com