Pas fjalëve përshëndetëse të mirëseardhjes drejtuar ambasadorit Gaiani, nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe urimeve të ambasadorit për emërimin e Drejtorit Çako në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, takimi ka vijuar me trajtimin e disa argumenteve të përgjithshme në kuadër të një bashkëpunimi poliedrik mes dy vendeve, por sa i përket argumenteve të fushën policore takimi u përqendrua në tre pika kryesore.
Pika e parë e diskutuar gjatë takimit ishte ajo e bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm dhe riafirimimi i vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi në mënyrë më të intensifikuar, ku Drejtori i Policisë së Shtetit Çako theksoi se në këtë bashkëpunim meritë e veçantë i kushtohet edhe mbështetjes që zoti ambasador i Italisë në Tiranë ka luajtur dhe vazhdon të luaje.
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani
Pika e dytë, e trajtuar lidhet me ripërsëritjen e misionit të avionëve të mbikëqyrjes ajrore të territorit nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me Universitetin e Napolit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme të Italisë, për identifikimin e parcelave me kanabis në territorin e vendit tonë. Mision ky, i konsideruar i suksesshëm për vitet 2012 e 2013 dhe në veçanti vitin e kaluar.
Ambasador ka theksuar se edhe për këtë vit Italia ka siguruar fondet për kryerjen e këtij misioni të konsideruar të rëndësishëm nga të dy palët.Në lidhje me këtë mision, Drejtori i Policisë së Shtetit ofroi gatishmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për mbështetje të plotë të misionit.
Ambasadorin Italian, Massimo Gaiani, falenderoi për këtë mbështetje dhe theksoi se Policia e Shtetit Shq
ptar ka demonstruar një rritje të efikasitetit të saj në operacione të tilla dhe kujtoi meritën e veçantë të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, në pozicionin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër si një nga Drejtuesit kryesorë të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike në Lazarat.
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani
Gjithashtu, ambasadori i Italisë në vendin tonë vlerësoi faktin se Policia e Shtetit i ka kushtuar vëmendje të veçantë ruajtjes së vazhdimësisë duke dedikuar persona të njëjtë në koordinimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Sa i përket misionit italian, pala italiane do të kryeje së shpejti një mision vlerësues për fillimin efektiv të misionit.
Së treti, ambasadori italian kërkoi mbështetje të palës shqiptare në lidhje me angazhimet e Italisë më Panairin Ndërkombëtar "Expo Milano 2015", i cili do të zhvillohet në Milano të Italisë, për sa i përket shkëmbimit të informacioneve për akte terroriste apo për akte të tjera të sferës kriminale që mund të përgatiten nga elementë kriminalë terroristë apo organizata terroriste.
Për këtë nga ana e Drejtorit të Policisë së Shtetit iu garantua ambasadorit bashkëpunim maksimal.
Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi gjithashtu, se Policia e Shteti mbetet e angazhuar në luftën kundër fenomeneve kriminale në përgjithësi dhe të atyre të natyrës terroriste në veçanti dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një nga prioritetet tona mbështetur edhe në Strategjinë e Policisë së Shtetit.