Presidenti Trump komentoi takimin e tij të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe tha se gjërat po "shkojnë shumë mirë" pasi ka biseduar të shtunën si dhe me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Presidenti Trump komunikoi me udhëheqësin e Koresë së Jugut një ditë pasi Moon mbajti një samit historik me Kim të premten. Gjithashtu ai ka biseduar edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe për ta informuar mbi ecurinë e negociatave për çështjet problematike në marredheniet midis dy Koreve.
“Vetëm një bisedë e gjatë dhe shumë e mirë me Presidentin Moon të Koresë së Jugut. Gjërat po shkojnë shumë mirë, po vendoset koha dhe vendndodhja e takimit me Korenë e Veriut. Gjithashtu fola me kryeministrin Abe të Japonisë për ta informuar atë për negociatat në vazhdim, shkroi presidenti Trump në Twitter.
Liderët e dy koreve Moon dhe Kim u takuan të premten në fshatin kufitar të Panmunjom dhe premtuan të hiqnin armët bërthamore nga gadishulli Korean. Megjithatë, ata nuk identifikuan masa specifike dhe të reja për të arritur këtë qëllim.