Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej rreth 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në Odesa.
“Ne jemi të gjithë mirë”, ka thënë për mediat greke ministri i shtetit Stavros Papastavrou, pjesë e misionit grek, që u organizua në kushte të fshehta ekstreme dhe ku përfshihen, përveç kryeministrit, 8 persona dhe sigurimi i tyre.
Mitsotakis ndodhet në Ukrainë në një vizitë dy ditore përpara se të shkonte në Bukuresht për Samitin e PPE dhe udhëtimi i tij u zhvillua në fshehtësi ekstreme për arsye sigurie.
Takimi mes Mitsotakis dhe Zelensky u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie.
Sa mori vesh se do ringrihet industria ushtarake Shqiptare nr bashkpunim me ate Ukrainase iku me vrap motermadhi te bej ofertat antishqiptare! Gjithsesi u zbulua!
Përgjigju