LONDER- Zyrtarët më të lartë të financave nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara janë mbledhur në Londër për të diskutuar mbi mënyrat për rimëkëmbjen ekonomike, normat financiare, si dhe për të rritur më tej tregtinë dhe investimet.

Krah ekonomistëve ndërkombëtarë si shefja e FMN-së, Christine Langarde, Wolfgang Schouble dhe kandazezi Jim Flaherty; ministri britanik i Financave George Osborne, risiguroi krerët e tjerë nga e gjithë bota se “G20 është ende institucioni kryesor që merret me rregullat globale ekonomike”.

Në rastin konkret ky samit dy ditor i shtatë ekonomitë më të mëdha perëndimore është një ngjarje e rrallë pasi zakonisht takimet e “G20”-s përfshijnë ekonomitë më të mëdha dhe ato në zhvillim, dhe fokusohen në politikat financiare globale dhe reformat ekonomike.

Osborne, gjithashtu, theksoi rëndësinë për të punuar së bashku si një komunitet ndërkombëtar për të shkuar drejt rrugës së rritjes ekonomike dhe daljen nga stanjacioni.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës përbëhet nga SHBA-ja, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Sipas raportit të publikuar nga “Suisse Credit Global Wealth” këto shtete kanë të përqendruar në duart e tyre 66% të pasurisë botërore.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)