Takimi i liderëve të dy koreve, Trump: Pas një viti të tërbuar, gjëra të mira po ndodhin

Takimi i liderëve të dy koreve, Trump: Pas një viti të tërbuar, gjëra të mira po ndodhin

Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart takimin midis liderit koreano-verior, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke e cilësuar si “historik”.

“Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash dhe prova bërthamore, takimi historik midis Veriut dhe Koresë së Jugut ndodhi. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë”.

Reagimi i Donald Trump në Twitter



Kim dhe Moon u takuan të premten në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut. Dy liderët u zotuan për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean. Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Trump, në muajin maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog