FOTO+VIDEO/Takim historik midis liderve Korean, Kim Jong Un takohet me Moon Jae-in

FOTO+VIDEO/Takim historik midis liderve Korean, Kim Jong Un takohet me Moon Jae-in

Një takim historik u zhvillua midis dy liderve Korean, Kim Jong Un zhvilloi një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut ku u takua me presidentin Moon Jae-in.

Në një moment historik për të dy vendet,  liderët shtrënguan duart në të dy anët e kufirit.

Takimi u zhvillua në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një kompleks ushtarak në zonën e çmilitarizuar, ku u mbajt një ceremoni mikpritëse për liderin e Koresë së Veriut.

Ky vend shënon kufirin midis dy Koreve pasi ka ndarë gadishullin që nga fundi i luftës së Koresë në vitin 1953.

Takimi u përqëndrua në zhvillimin e bisedimeve të mëtejshme ku të dy liderët do të diskutojnë për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut shtoi se "arritja e një marrëveshje për armët bërthamore do të shënoi një hap të madh përpara në marrëdhëniet midis dy vendeve, pasi teknologjia bërthamore e Koresë së Veriut ka përparuar në mënyrë të konsiderueshme, gjë e cila përbën shqetësim për zhvillimin e marrëdhënieve".

Takim historik midis dy liderve Korean

Ky takim i hap rrugë zhvillimeve të mëtejshme midis dy vendeve dhe është hera e parë që dy liderat e Korean ulen në një tryezë bisedimesh.

Takimi zhvillohet pak kohë pasi Koreja e Veriut pritet të heq dorë nga testet bërthamore dhe priten zhvillimi të reja në marrëdhënien midis dy vendeve. Takimi është një pikë kthese, pas disa vitesh tensione në Gadishullin Korean. Ai pritet t’i hapë rrugë edhe takimit të mundshëm midis Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Takim ky që flitet se do të zhvillohet në fund të muajit maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur