Takimi i Ministrave të Jashtëm të
rajonit në Durrës, publikohet axhenda

Ministria e Jashtme publikoi të martën axhendën e takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Durrës më 30-31 mars, dhe ku do të jetë i pranishëm dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johanes Hahn, sekretari i Përgjithshëm i RCC, Svilanovic, ministri i Jashtëm cek, Lubomir Zaoralek, si kryesues i radhës i Grupit të Vishegradit, (V4) si dhe Sekretari i Shtetit Harlem Desir dhe Nënsekretari i Jashtëm italian, Vincenzo Amendola, në cilësinë e të ftuarit te nderit.

Ky Ministerial, që pason Samitin e Ballkanit Perëndimor i mbajtur në Vjenë më 27 gusht 2015, do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë mbi projektet rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit, qe do mbahet në muajin korrik.

Programi i Ministerialit

– Më 30 mars, ora 17:20, në Hotel Palace, Durrës, do të nisin punimet e takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e Komisionerit Hahn.
– Më 31 mars, ora 08:30, në Muzeun Arkeologjik në Durrës, do të zhvillohet sesioni i punës i takimit.
– Në ora 12:00, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati së bashku me Komisionerin Hahn, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës.
– Ora 16:00 Ministri Bushati do të presë në seline e MPJ-se Ministrin çek, Lubomír Zaorálek, ku pas takimit, do të  japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

ATA

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim