Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka pritur në një takim delegacionin e lartë të Raporterëve të Komisionit të Venecias, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në kuadër të dhënies së opinionit mbi draft amendamentet e ndryshimeve kushtetuese, të hartuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, pranë Komisionit të Posaçëm për reformën në Drejtësi.
Gjatë takimit Ministri Naço ka vlerësuar kontributin e Komisionit të Venecias, duke e cilësuar ekpertizën e këtij institucioni të një niveli të lartë si dhe një garanci për një reformë të orientuar drejt BE-së.
“Që në nisjen e mandatit tim si ministër, rolin e Komisionit të Venecias e kam vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe e kam ftuar këtë institucion të na asistojë në rrugën tonë të reformimit të sistemit. Drafti i paraqitur pranë jush është i fokusuar në marrjen e masave për çrrënjosjen e korrupsionit ndërkohë që realizimi i gjithë këtyre ndryshimeve do të na sjelli pashmangashmërisht një sistem drejtësie të pavarur, transparent, të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha të denjë për t’i shërbyer qytetarëve të vendit tonë dhe të gëzojë besimin e tyre”
, u shpreh z. Naço
Z. Naço i informoi raporterët e Komisionit të Venecias se së shpejti është në plan realizimi i një axhende konsultimesh për diskutimin e draftit, ku do të jenë të ftuar të gjithë aktorët e sistemit për të marrë prej tyre komente mbi këtë draft.
Në përfundim të takimit, kreu i drejtësisë shqiptare u shpreh se qeveria i mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për draftin e paraqitur, me qëllim përmirësimin e tij, duke vlerësuar se ky opinion është garanti kryesor për një sistem të reformuar sipas standarteve të BE-së.
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
71.2%
-
Të keqe
17.5%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Varka me vela mbytet në brigjet e Siçilisë, 1 e vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar! Shpëton për mrekulli foshnja njëvjeçare
19 Gusht, 12:08
-
Shkrimi i nga Sarajeva i 'Slobodna Bosna' jep dorëheqjen kryetari i bordit të RTK dhe 2 anëtarë! Boletini akuzon Adi Krastën: S'do të adresojë skandalin
19 Gusht, 12:05
-
Berat Buzhala: Dy fjalë për Adi Krastën, je kthyer në servil të qeverisë dhe pushtetit në Kosovë
19 Gusht, 11:52
-
I zëvendësoi djalin, babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër
19 Gusht, 11:32
-
Arrestohet në Podgoricë një polak i dyshuar për mashtrime me kriptovaluta
19 Gusht, 11:32
-
92 km në det të Eva Buzos! Shoqëruesit tregojnë rrugëtimin dhe momentet e vështira nga San Focca tek 'Shkëmbi i Evës'! Është një përbindësh
19 Gusht, 11:21
-
Ndihmuan bosin e kartelit të kokainës Dritan Gjika, Ekuadori arreston sekretarin e Gjykatës dhe avokatin, në kërkim gjyqtari! Shqiptari, lidhje dhe me ish-presidentin
19 Gusht, 11:17
-
Aksident i rëndë në Korfuz, vdes shqiptarja! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën
19 Gusht, 11:16
-
Me 41 mijë euro të padeklaruara në çantë, 50-vjeçarja kapet duke kaluar në Kakavijë! Vihet në hetim
19 Gusht, 10:50
-
Vedat Muriqi zhvlerëson 'galaktikët', Reali i Madridi ndalet në ndeshjen debutuese në ishull (VIDEO)
19 Gusht, 10:50
-
Xhovana Nikolli nxjerr videon: Ja si më kërcënoi Nuredin Dumani
19 Gusht, 10:30
-
Eduard Zaloshnja: Vota e emigrantëve, shpresë për partitë e reja?
19 Gusht, 10:28