Nga 29 ministra të mbrojtjes së vendeve të NATO-s,7 përfaqësohen nga ministre, ndërsa 22 janë të përfaqësuar nga ministra.
Vendet anëtare të aleacës që përfaqësohen nga ministre femra janë Shqipëria, Franca, Holanda, Italia, Sllovenia dhe Spanja, Gjermania.
Gjermania nga Ursula von der Leyen, Franca nga Florence Parly, Italia nga Roberta Pinotti, Holanda nga Ank Bijleveld, Spanja nga Maria Dolores de Cospedal Garcia dhe Sllovenia nga Andreja Katiç.
Zyrtarët e NATO-s kanë theksuar se ndihen krenarë për pjesëmarrjen e shtatë grave në Takimin Ministerial të Mbrojtjes në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ajo çfarë ishte identifikuese në këtë takim ishte dhe veshja e ministreve me ngjyra të dukshme, ndërsa ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare janë veshur me kostume të mbyllura.
Ministrja Xhaçka tërhoqi më shumë vëmëndjen, pasi ishte e veshur me një kostum të kuq, ndryshe nga homologet nga vendet e tjera anëtare.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












