Takimi i parë me dhëndrin, Stefi Prifti u fut në dyshime për pamjen e tij

Takimi i parë me dhëndrin,  Stefi Prifti u fut në dyshime për pamjen e tij

Vajza e këngëtarit korçar Stefi Prifti, Maria, vetëm pak ditë më parë i dha fund beqarisë dhe celebroi martesën me piktorin e njohur Gëzim Meta. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ata rrëfyen edhe momente të veçanta të historisë së tyre të dashurisë.

Një ndër ta, siç tregon Maria, ka qenë edhe takimi i babait të saj me partnerin. Ajo u shpreh se për shkak të pamjes, ashtu si vetë sopranoja edhe babai i saj kishte dyshime nëse ishte vërtetë piktor apo jo.

“Ne jemi parë për herë të parë në një lagje të Tiranës, unë isha duke pirë kafe me dy mikeshat e mia dhe Gëzimi ka qenë duke hapur studion e pikturës përbri kafes. Ishte duke punuar bashkë me babain e tij. E pashë dhe shoqja ime më thoshte: “Shikoje, se edhe ai po të shikon”. Kur e pashë Gëzimin, nuk mendova se do ishte piktor, mendova se do hapte ndonjë kompani bastesh. Me këtë pamje m'u duk sikur s’kishte lidhje me pikturën. Më pas, kur u takuam dhe më tha që ishte piktor, u habita, s’më besohej. Pasi i tregova babait, erdhi momenti që do të takoheshin për herë të parë. Ka qenë siklet i madh. Pas takimit, pyeta babin: “Si t’u duk?” Djalë i mirë m'u duk më tha, por një pyetje kam: “E ke parë me sytë e tu që ky pikturon?” M'u duk shumë i dyshimtë më tha. Ka qenë për të qeshur, sepse donte ta kapte mat Gëzimin dhe e pyeste: Me çfarë pikturon ti? Me penel? Po, i përgjigjej Gëzimi. Më pas erdhi propozimi për martesë në ditën e ekspozitës së parë të Gëzimit”,- tregoi Maria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike