Takimi i parë Merkel-Trump
javën e ardhshme në Uashington

Takimi i parë Merkel-Trump<br />javën e ardhshme në Uashington
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohen në Uashington javën e ardhshme, më 14 mars.

Ky është takimi i parë që prej zgjedhjes së Trump President të SHBA. Ndër temat kryesore që do të trajtohen, pritet të jenë e ardhmja e NATO-s dhe konflikti në Ukrainë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë konfirmojnë takimin, ndërsa pohojnë se në fokus do të jenë edhe raportet me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin. 

Merkel ka pasur raporte shumë të mira me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, i cili pat vlerësuar se Angela Merkel ishte “partnerja më e afërt ndërkombëtare” e tij.

Por, në anën tjetër, Donald Trump i cili është me prejardhje gjermane, e ka akuzuar më herët kancelaren Merkel për “rrënim të Gjermanisë” duke lejuar numër të madh të refugjatëve, ndërsa rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton, e ka quajtur “Angela Merkel amerikane”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, mbrëmë nuk ka bërë komente për këto çështje, por tha se për këtë takim ka “shumë entuziazëm në të dy anët e oqeanit”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit