Takimi i Ramës me ambasadorët për
drogën, Ristani: Kërkon të justifikohet

Takimi i Ramës me ambasadorët për<br />drogën, Ristani: Kërkon të justifikohet
Deputeti i PD, Arben Ristani e ka cilësuar si të papërgjegjshëm qëndrimin e kryeministrit lidhur me çështjen e drogës.
 
Sipas deputetit të PD, droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën.
 
"Pasi e ka mohuar për një vit me rradhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë".
 
Deklarata e plotë  e Ristanit
Droga e bën të papërgjegjshëm Edi Ramën për çfarë thotë dhe çfarë bën. Pasi e ka mohuar për një vit me rradhë, tani kërkon të justifikohet para ambasadorëve dhe vendeve të BE, të cilët e konsiderojnë drogën e Shqipërisë një kërcënim për sigurinë. Edi Rama duhet ti sqaronte sot ambasadorët për:
 
1. Pse në një vit Shqipëria u mbulua me drogë?

2. Si u ndërtuan 20 pista avionesh për transport droge?

3. Pse dekonspirohen aksionet e prokurorisë dhe nuk arrestohen trafikantët?

4. Pse nuk arrestohet Klement Balilaj i quajtur koka e trafikut të drogës në Ballkan?

5. Sa është sasia ë drogës së prodhuar në terësi kur vetëm nga 02% e sipërfaqes së pashkatërruar, sipas Ramës, janë kapur gati 200 ton.

6. A u tregove ambasadorëve sa para ke përfituar nga droga dhe sa ke planifikuar për blerje votash. Dhe dy pyetje për shown me leterpërgjigjen e Avramopulosit

7. Pse i çove letër Averamopulisit për ti kërkuar ndihmë, pasi droga u korr e u trafikua nga bashkpunëtorët e tu?

8. Pse nuk kërkove ndihmë në sezonin e mbjelljes së drogës dhe deri sa u korr? Po të kishe me vete dhe Roshin e Bushin do ishe me bindës për punët e drogës se ti njihesh si përdorues dhe përfitues, jo kultivues.
 
Tashmë është tepër vonë për shown propagandistik me drogën. Koha e Edi Ramës ka mbaruar bashkë me sezonin e hashashit.​
 
 
 
 d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social