Duke ironizuar sallën e mbushur plot me shqiptarë në “Stadiumin Galatsi” ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin me bashkëkombasit, kreu i PD Lulzim Basha e quajti nacionalizëm shterpë vizitën në Athinë.
Në rrjetet sociale, ai shkruan se arsyeja pse shqiptarët janë emigrim është keqqeverisja e Ramës, të cilit i kujtoi se mes borxheve, emigrantëve i ka edhe votën e diasporës.
“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”, shkroi Basha.
Më herët Basha shpërndau në rrjetet sociale një premtim të 2016 të kryeministrit Rama për votën e diasporës duke pyetur “Kush ka vite që ju gënjen për votën e diasporës?
Tedi Blushi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ishte një tallje.
Sipas Blushit rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë u nisën sot drejt Greqisë për të mbushur stadiumin ku Rama do të takohej me emigrantët shqiptarë.
“Edi Rama sot duhet t’u kërkonte ndjesë miliona shqiptarëve që i dëboi nga vatrat e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga qytetet e tyre dhe nga Shqipëria.
Edi Rama sot duhet të kërkonte ndjesë për krimet dhe vjedhjet monstruoze të “Rilindjes”, për vrasjen e shpresës së të rinjve dhe për gjendjen e mjeruar ku ka zhytyr mbi 700 mijë pensionistë shqiptarë.
Edi Rama sot u tall me shqiptarët në Athinë, duke mbushur stadiumin me patronazhistë të paguar, me administratë të detyruar dhe me qindra policë e gardistë civilë të marrë me vete nga Tirana.
Mediat raportojnë se rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë për eskursion me taksat tona, por edhe të paguar me paratë e korrupsionit të “Rilindjes” për t’u maskuar gjoja si emigrantë në mitingun e sajuar të Edi Ramës në Athinë.
I vetmi shërbim që Edi Rama, ky Esad Pashë i ri dhe tradhëtar i kombit, mund t’u bëjë sot shqiptarëve është largimi një orë e më parë nga qeverisja e vendit dhe ndëshkimi i merituar për të gjitha krimet që i ka bërë popullit të vet në 11 vite qeverisje.
Diaspora shqiptare është një pasuri dhe vlerë e çmuar kombëtare.
Shqiptarët që jetojnë jashtë e kanë merituar prej kohësh t’u jepet mundësia për të votuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të Atdheut të tyre”,- është shprehur Blushi.
Gazment Bardhi
Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës, ironizoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë, duke u shprehur se e vetmja gjë që u ofroi, ishte një koncert.
Bardhi tha se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë për shkak të vrasjes së shpresës, Rama shkon dhe tallet nën moton "krenar për Ju".
"Rama shpopulloi vendin dhe shkon në Greqi me moton "Krenar për ju". Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen. Edhe sot, atje në Athine nuk po u oforn asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë koncerete, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, siptale më të mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar",-tha Bardhi
"Është koha që të kalojmë Në veprime. Të bëhemi bashkë që, këtë vit, të bëjmë realitet atë që Kukësi e nisi në vitin 2021: largimin e Edi Ramës",-shtoi ai.
Këto gjumashet, dembel po normal plot me para!
PërgjigjuTurp për Shqiptarët që nuk i pështyjnë në surrat,këta vemje që flasin më keq se ultranacionalistet grekë,!..Edi ja bëri Foorra,Bravo!
Përgjigju7 perqindeshin dhe spiunin e Cepanit e keni pare gje Tek hekurat per te forcuar muskujt per te cuar per skrap edhe partine e trete te familjes dhe krushqise se tij!!?
PërgjigjuBravo Basha
Përgjigju