Në mbyllje të takimit të tretë me ambasadorët, kryedemokrati Lulzim Basha ka shfaqur hapur mosbesimin e tij për informimin e njëanshëm të ambasadave të vendeve të BE për qëndrimin e opozitës dhe protestën e saj.
Pas një takimi të gjatë me 7 amabsadorët e BE, ku ishin të pranishëm edhe aleatët e PD, kryedemokrati tha se këto takime janë shfrytëzuar për t'i informuar ballë për ballë ambasadorët e vendeve të BE për situatën politike në vend, e kjo me sa duket është edhe arsyeja se pse në këto takime nuk është parë ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.
Kjo është dita e tretë opozita diskuton ballë për ballë me ambasadorë të ndryshëm të vendeve të BE për t'u shpalosur diplomatëve qëndrimin e së djathtës në raport me protestën dhe kërkesën e PD-së për qeveri teknike, por edhe qëndrimin e opozitës për Reformën në Drejtësi e specifikisht implementimin e Vettingut.
Ambasadorët e vendeve të BE që drekuan me Bashën janë Johann Sattler i Austrisë, Silvia Josefina Cortes Martin e Spanjës, Dimitar Ivanov Arnaudov i Bullgarisë, Mircea Perpelea e Rumanisë, Hidayet Bayraktar i Turqisë, Birgitta Jansson i Suedisë dhe Radka Calábková e Çekisë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO