
Kriza e rëndë që ka prekur Afganistanin ka qenë në qendër të diskutimeve të takimit të liderëve të G7-ës. Udhëheqësit e 7 ekonomive më të mëdha të botës i kërkuan talebanëve që të lejonin që njerëzit të largohen nga vendi edhe pas afatit të fundit më 31 gusht.
Ishte kryeministri britanik Boris Johnson, i cili pas takimit virtual të linderve të G7, deklaroi se ekziston një marrëveshje në G7 se kushti i parë për talebanët është të miratojnë kalimin e sigurt për afganët që duan të largohen nga vendi edhe pas afatit të rënë dakord më 31 gusht.
“Kushti numër një që vendosëm për talebanët si G7 është se ata duhet të garantojnë që kushdo që dëshiron të largohet nga Afganistani do të lejohet të largohet nga vendi i sigurt pas 31 gushtit,” tha Johnson pas një takimi virtual urgjent të G7.
Talebanët më herët janë shprehur kundër çdo shtyrje për evakuim nga Afganistani, pas afatit të dakorduar për datën 31 gusht.
Lajmi kryesor:
Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport: S'ka shtyrje për evakuimet! Biden 'dorëzohet': SHBA tërheq trupat në 31 gusht! Shefi i CIA-s takohet me liderin e grupit radikal
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.9%
-
Jo
9.4%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 13291
Lajme të tjera
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08
-
SHBA shpall "non grata" edhe 80 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, pjesë e listës edhe emra nga Ballkani Perëndimor
30 Mars, 17:40
-
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së në Kentaki
30 Mars, 08:42
-
SHBA investon 690 milionë dollarë në programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën
30 Mars, 07:26
-
Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen
29 Mars, 18:59
-
Përplasje ‘e rrallë’ publike mes Biden dhe Netanyahu-t për krizën politike dhe tensionet në Izrael
29 Mars, 16:35
-
U arrestua në Mal të Zi, SHBA dhe Koreja e Jugut kërkojnë ekstradimin e 'mbretit' korean të kriptovalutave
29 Mars, 15:49
-
Shërbyesja që kapërceu gjykimet racore dhe ndryshoi botën e sportit! Vdekja në harrim dhe varfëri
29 Mars, 11:20
-
Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'
29 Mars, 08:51
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51