Takimi i VLAN, Haradinaj: Zgjidhje
çështjes, jo qeveri gjithëpërfshirëse

Takimi i VLAN, Haradinaj: Zgjidhje<br />çështjes, jo qeveri gjithëpërfshirëse
Koalicioni i pas zgjedhjeve në Kosovë është mbledhur sërish sot për të diskutuar opsionet e daljes nga kriza. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se po tentojnë të zgjidhin anën ligjore, por i vendosur për të mos lëvizur nga qëndrimi i kahershëm politik, duke eliminuar kështu alternativën e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Haradinaj tha se askush nuk kërkon të qeverisë me Hashim Thaçin, i cili e ka çuar Kosovën në gjendje të mjerë. I pyetur se përse Blloku nuk kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese, Haradinaj ka thënë se këtë të drejtë e kanë vetëm minoritetet.

Siç duket, dy takimet joformale brenda 24 orëve të 3 lidereve politikë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj nuk do të mund të arrijnë të nxjerrin vendin nga ngërçi i krijuar prej 5 muajsh.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot