Z. Xhezair Zaganjori nën cilësinë e Kryetarit e Gjykatës së Lartë dhe Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ka pritur ditën e hënë, një delegacion ekspertësh të Komisionit të Venecias të cilët ndodhen në Shqipëri për të ofruar asistencë teknike lidhur me procesin e reformës në sistemin e drejtësisë.
Takimi i zhvilluar në Gjykatën e Lartë, është në vazhdën e takimeve që delegacioni i ekspertëve po kryen gjatë këtyre ditëve me përfaqësues të lartë shtetit, politikës dhe të institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësorit.
Në këtë takim, në fokus kanë qenë ndryshimet kushtetuese të hartuara nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe të përcjella për mendim tek Komisioni i Venecias.
Gjatë takimit, Z. Zaganjori si dhe anëtarë të tjerë të trupës së gjyqtarëve që merrnin pjesë në takim, i paraqitën delegacionit të ekspertëve, mendime dhe komente në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor në përgjithësi dhe për Gjykatën e Lartë në veçanti.
Z. Zaganjori, u shpreh se procesi i reformës në drejtësi është ndjekur me vëmendje nga gjyqtarët dhe se Gjykata e Lartë ka përfaqësuesit e saj në grupet e punës të ngritura për këtë qëllim. Ai theksoi se ky proces është mëse i domosdoshëm për Shqipërinë, pasi ekzistojnë shumë probleme të cilat kanë nevojë që të adresohen në mënyrë shteruese, por duke gjetur mekanizma të afta që të garantojnë dhe sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit, eficiencën si dhe rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.
Përfaqësuesit e delegacionit të ekspertëve kërkuan mendime e komente lidhur me ndryshimet e pritshme Kushtetuese duke shkëmbyer gjithashtu eksperienca ndërkombëtare të ngjashme.
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
70.8%
-
Të keqe
17.9%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën
19 Gusht, 12:15
-
Dhunuan modelen, dy motrat Berishaj ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën, sipas TIMS rezultojnë në Shqipëri
19 Gusht, 12:13
-
Varka me vela mbytet në brigjet e Siçilisë, 1 e vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar! Shpëton për mrekulli foshnja njëvjeçare
19 Gusht, 12:08
-
RTK publikoi shkrimin e paverifikuar të 'Slobodna Bosna' jep dorëheqjen kryetari i bordit të RTK dhe 2 anëtarë! Boletini akuzon Adi Krastën: S'do të adresojë skandalin
19 Gusht, 12:05
-
Berat Buzhala: Dy fjalë për Adi Krastën, je kthyer në servil të qeverisë dhe pushtetit në Kosovë
19 Gusht, 11:52
-
I zëvendësoi djalin, babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër
19 Gusht, 11:32
-
Arrestohet në Podgoricë një polak i dyshuar për mashtrime me kriptovaluta
19 Gusht, 11:32
-
92 km në det të Eva Buzos! Shoqëruesit tregojnë rrugëtimin dhe momentet e vështira nga San Focca tek 'Shkëmbi i Evës'! Është një përbindësh
19 Gusht, 11:21
-
Ndihmuan bosin e kartelit të kokainës Dritan Gjika, Ekuadori arreston sekretarin e Gjykatës dhe avokatin, në kërkim gjyqtari! Shqiptari, lidhje dhe me ish-presidentin
19 Gusht, 11:17
-
Aksident i rëndë në Korfuz, vdes shqiptarja! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën
19 Gusht, 11:16
-
Me 41 mijë euro të padeklaruara në çantë, 50-vjeçarja kapet duke kaluar në Kakavijë! Vihet në hetim
19 Gusht, 10:50
-
Vedat Muriqi zhvlerëson 'galaktikët', Reali i Madridi ndalet në ndeshjen debutuese në ishull (VIDEO)
19 Gusht, 10:50