Takimi informal me 'Venecian', PD-LSI: Rama të mos luajë me Metën se është fisnik (VIDEO)

Komisioni i Venecias e ka nisur misionin fakt-mbledhës në Tiranë me një mëngjes pune me ish-deputetët e opozitës Klajda Gjosha dhe Oerd Bylykbashi. Takimi informal, jo zyrtar sipas axhendës zgjati 30 minuta dhe në përfundim Bylykbashi akuzoi shumicën dhe mbrojti presidentin kur tha se bëri një detyrë fisnike.

"Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës për të kapur të gjithë pushtetet edhe Presidencën. Presidenti shkarkohet vetëm nga Kushtetuesja. Presidenti u përpoq të garantonte pluralizmin dhe kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur Presidenti. Ai u dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në kushte më të mira.

Institucionet ndërkombëtare janë shumë të qarta. Ne e bëmë të qartë edhe aspektin politik, arsyet pse erdhëm në këtë situatë. Raporti i OSBE-së është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Vërtetoi se zgjedhjet kanë vdekur, atë që Presidenti e përmendi se përse nuk duhet të kishte zgjedhje në 30 Qershor" tha ai.

Ndërkohë që Klajda Gjosha u shpreh se me institucionin e Presidencës nuk mund të luhet. Gjosha theksoi se lëvizja e mazhorancës po bëhet për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE-ODIHR. "Sot diskutuam për një cështje të paprecedent, aq më tepër për një vend që dëshiron të çelë negociatat dhe të jetë në BE-së. Të gjitha palët dhe qeveria duhet të përqendroheshin te kushtet ne merremi me një cështje që është e rëndë për cështjen e vendit, aq më tepër të thirrësh institucionet ndërkombëtare. Të gjitha veprimet e Presidentit dhe kushdo që ka pikëpyetje duhet ti drejtohej Kushtetueses, por shumica kërkon të bëjë politikë, me dicka që nuk mund të luhet" tha ai.


Lajmi kryesor:

Komisioni për shkarkimin, 'Venecia' takon Metën, Ruçin, Ballën e opozitën, Presidenti: Po t'u kishim dëgjuar, s'do ishim këtu


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje