Komisioni për shkarkimin, 'Venecia' takon Metën, Ruçin, Ballën e opozitën, Presidenti: Po t'u kishim dëgjuar, s'do ishim këtu

TIRANE-Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet me drejtuesit më të lartë të institucioneve më të larta shqiptare pas nismës së shumicës për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta. Axhenda e komisionit nisi me një takim informal me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha. Ky takim ishte informal, kjo është edhe arsyeja se përse Komisioni i Venecias nuk e ka përfshirë në axhendën e tyre të takimeve zyrtare.  

Më pas delegacioni i këtij komisioni nisi takimet me institucionet më të larta në vend, Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe opozitën parlamentare. Takimet do të vijojnë më pas me përfaqësues të KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Komisioni i Venecias vjen në Shqipëri pasi Kuvendi i kërkoni mendim lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Dje Presidenti Meta dha shpjegimet para Komisionit Hetimor, ku ndër të tjera u shpreh se anuloi dekretin se kishte informacione se do të digjej Kuvendi. 

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë
1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

AXHENDA E PLOTË
E martë 10 shtator
09:00 – 09:55- Takim me përfaqësues të mazhorancës
10:00 – 10:55- Takim me deputetë të opozitës parlamentare
11:00 – 12:00- Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
12:10 – 13:05- Takim me presidentin Ilir Meta
14:30 – 15:20- Takim me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj
15:30 -  16:30- Takim me kryeministrin Edi Rama
16:40– 17:35- Takim me përfaqësues të KQZ
17:40 –18:15- Takim me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha

E mërkurë
09:00 – 10:20-Takim me anëtarë të Komisionit të Posaçëm Hetimor
10:30 – 11:30- Takim me përfaqësues të shoqërisë civile

(Kliko këtu për të lexuar axhendën e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:52
'Nuk lejuam skenarë apokaliptikë'/ Lleshaj me delegacionin e Venecias: Përpjekjet e dhunshme të opozitës u frenuan!

1563187716_lleshaj88.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar me delegacionin e Venecias i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Shqipëri gjatë të cilës pritet të përgatisë një opinion lidhur me komisionin e ngritur për hetimin e kreut të Shtetit. Pas takimit Lleshaj ka deklaruar se i ka shprehur komisionit vlerësimet lidhur me zhvillimet politike të këtij viti, i cili siç thotë ai ka qenë i ngarkuar me ngjarje ta pazakonta, duke kulmuar në përpjekjet e opozitës për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

"Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti. Takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje", thotë Lleshaj.

Ora 15:01
Shkarkimi i Metës/ Balla zbardh takimin me delegacionin e Venecias


Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias.

Mirënjohës Komisionit te Venecias për gatishmërinë për të dhënë mendimin e tyre në Parlamentin shqiptar.

Një procedurë hetimi për Presidentin po vijon për dyshimet e shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës”, shkruan Balla ne Twitter.

Ora 14:03
Meta flet pas takimit me ekspertët e 'Venecias': Po t'u kishim dëgjuar, sot s'do ishim këtu


Presidenti Ilir Meta pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias shkruan se nëse do të ishin respektuar rekomandimet e tyre, Shqipëria sot nuk do të ishte në këtë situatë.

"Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të Komisionit Të Venecias. Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë" shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ekspertët e Komisionit dëgjuan argumentet e Presidentit për anulimin e dekretit për datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, për të cilën shumica ka ngritur një komision për shkarkimin e tij, pasi e akuzon se shkeli Kushtetutën.

Ora 13:22
'Opinionet e tyre, kontribut për jurisprudencën tonë', Ruçi pret delegacionin e Komisionit të Venecias: Të angazhuar për Kushtetuesen


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Ruçi ka deklaruar se opinioni i këtij Komisioni është një kontribut për jurisprudencën shqiptare, duke shtuar se shpreh mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shpejtë, konstruktiv dhe cilësor mes vendit tonë dhe Komisionit të Venecias.

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar Komisionit të Venecias për disa reforma të rëndësishme ose çështje me interes të veçantë, si reforma në drejtësi, vettingu i funksionarëve të lartë, procedurat në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, ligjin për pronësinë si edhe nismën legjislative të zgjedhësve.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi, vlerësoi gatishmërinë e angazhimit të Komisionit të Venecias, megjithë kohën e shkurtër të adresimit të kërkesave; seriozitetin e vizitave të ekspertëve të Komisionit në Shqipëri si edhe cilësinë e lartë të raporteve paraprake dhe përfundimtare të opinionit të Komisionit.

" Mirënjohje për bashkëpunimin e shpejtë, konstruktiv, cilësor. Maksimalisht të angazhuar për funksionalitetin Gjykatës Kushtetuese. Opinionet e Komisionit të Venecias, kontribut për  jurisprudencën shqiptare" ka thënë ndër të tjera Ruçi.

Ora 12:39
Pas Ballës dhe Ruçit, ekspertët e Venecias zbarkojnë te Meta (VIDEO)

Pas mëngjesit të punës me ish-deputetët e PD-LSI, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, ekspertët e Komisionit të Venecias janë takuar me kreun e Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, opozitën parlamentare, kreun e Kuvendit Gramoz Ruci dhe Presidentin Ilir Meta. Më pas do të takohen me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, në 15:30 me kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesit e KQZ dhe Vitoren Tushën duke mbyllur ditën e parë të axhendës.

Ora 09:03
Takimi informal me 'Venecian', PD-LSI: Rama të mos luajë me Metën se është fisnik (VIDEO)

Komisioni i Venecias e ka nisur misionin fakt-mbledhës në Tiranë me një mëngjes pune me ish-deputetët e opozitës Klajda Gjosha dhe Oerd Bylykbashi. Takimi informal, jo zyrtar sipas axhendës zgjati 30 minuta dhe në përfundim Bylykbashi akuzoi shumicën dhe mbrojti presidentin kur tha se bëri një detyrë fisnike.

"Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës për të kapur të gjithë pushtetet edhe Presidencën. Presidenti shkarkohet vetëm nga Kushtetuesja. Presidenti u përpoq të garantonte pluralizmin dhe kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur Presidenti. Ai u dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në kushte më të mira.

Institucionet ndërkombëtare janë shumë të qarta. Ne e bëmë të qartë edhe aspektin politik, arsyet pse erdhëm në këtë situatë. Raporti i OSBE-së është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Vërtetoi se zgjedhjet kanë vdekur, atë që Presidenti e përmendi se përse nuk duhet të kishte zgjedhje në 30 Qershor" tha ai.

Ndërkohë që Klajda Gjosha u shpreh se me institucionin e Presidencës nuk mund të luhet. Gjosha theksoi se lëvizja e mazhorancës po bëhet për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE-ODIHR. "Sot diskutuam për një cështje të paprecedent, aq më tepër për një vend që dëshiron të çelë negociatat dhe të jetë në BE-së. Të gjitha palët dhe qeveria duhet të përqendroheshin te kushtet ne merremi me një cështje që është e rëndë për cështjen e vendit, aq më tepër të thirrësh institucionet ndërkombëtare. Të gjitha veprimet e Presidentit dhe kushdo që ka pikëpyetje duhet ti drejtohej Kushtetueses, por shumica kërkon të bëjë politikë, me dicka që nuk mund të luhet" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gafurri: 11/09/2019 01:33

    Komision I i VENEACIAS n q s nuk takojne OPOZITEN e vertete qe PERBEN shumicen e popullsise eshte futja me nder p.....es dhe gri sallate veja EMRIN marjuane rilindje

    Përgjigju
  • Protestues: 11/09/2019 00:46

    Z lleshi i tregove komisionit per SHKARKIMIN e metes SI TI HELMON POPULLIN TEND ME L H L

    Përgjigju
  • loni: 10/09/2019 21:48

    AKOMA se kane shkarkuar kete plehren…...

    Përgjigju
  • tini: 10/09/2019 15:50

    Klase politike e pa pergjegjeshme qe duhet te largohet nga jeta politike shqiptare.Shteti pas diktatures qe i sherbeu shtetareve dhe varferoi popullin e vet. SPAKU eshte e vetmja shprese per vetingun ne politike

    Përgjigju
  • populli: 10/09/2019 14:08

    Mos e thuaj dy here moj budallacke se turperon veten,Ilir Intriganti "FISNIK",mos se eshte turp i madh te dale nga goja nje gje e tille per kete halabak ordiner.

    Përgjigju
  • Lymi prej tirone: 10/09/2019 14:02

    Eeeee, qysh kur fisniket pasken fillu me jetu neper katunet e Skraparit???? Nga na doli ky kshu?

    Përgjigju
  • Cubi: 10/09/2019 12:55

    E po po qe se finiket Jan si ky legen ,kete vend e ka mar lumi.

    Përgjigju
    • Haha: 10/09/2019 23:26

      Fisnik me bllok ne dore... si duhet per ne Rec

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë