TIRANE - Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Berisha kanë përshëndetur takimin e nivelit të lartë midis presidente së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, i cili u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, baroneshës Catherine Ashton.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Nishani deklaron se “ky takim është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur, i cili do t’i shërbejë normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve”.
“Ndonëse simbolik, ky takim përbën një mesazh të fuqishëm në mbështetje të një dialogu konstruktiv dhe efikas ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili udhëhiqet nga kryeministrat e qeverive të dy shteteve”, bën të ditur zyra e shtypit të Presidencës.
Ndërkaq, Kryeministri Berisha përmes rrjetit social Facebook shkruan: Sot në Bruksel, histori e vërtetë, duke komentuar takimin e Jahjagës me Nikoliç, ndërmjetësuar nga Baronesha Ashton. “Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia.”
Nga ana tjetër, presidenti serb Tomislav Nikoliç deklaroi për televizionin B92 pas takimit në Bruksel se Kosova nuk duhet të këmbëngulë më me pavarësinë e saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com