Një javë nga rrëzimi i helikopterit të forcave ushtarake në liqenin e Shkodrës, kryeprokurori Adriatik Llalla informon presidentin e Republikës Bujar Nishani në lidhje me ecurinë e hetimeve për të zbardhur shkakun që shkaktoi rrëzimin e mjetit fluturues.
Report Tv ka mësuar se takimi i sotëm që zgjati për 35 minuta në ambjentet e presidencës, është kërkuar nga Nishani në cilësinë e Komandantit të Forcave të Armatosura.
Por cilat janë pistat e hetimit të ngritura nga prokuroria?
Pas nxjerrjes së helikopterit nga ujërat e liqenit të Shkodrës, hetimet janë fokusuar në dy pista, ajo e një gabimi njerëzor dhe defekti teknik.
Dyshimet e një defekti teknik janë shtuar pas një aksidenti të ndodhur 4 vite më parë me një helikopter po të ushtrisë shqiptare me të njëjtin prodhues, kompaninë eurocopter, ku 6 pjestarët e stafit të saj po kolaudonin Airbus Cougar në aplet e Francës një ditë para se ta sillnin në Shqipëri.
Për këtë shkak, pala shqiptare ka kërkuar rezultatet e hetimit të nxjerra nga pala franceze në aksidentin e ndodhur në alpet e Francës më 25 Qershor 2012.
Një tjetër kërkesë për autoritetet franceze është bërë dhe për mundësinë e sjellies së ekspertëve për të rikuperuar pamjet filmike të kameras së bordit të Airbus Ec145, të gjetur në ujërat e liqenit, pasi me mundësit teknike që disponon Shqipëria s’mund të hapen.
Ndalur tek gabimi njerëzor, burimet thanë për Report Tv se shkak mund të jetë bërë devijimi i planit të fluturimit dhe lartësia e ulët e përdorur në fluturim ç’ka ka pamundësuar një manovër për ulje emergjence të helikopterit pasi ai është anuar dhe helika ka prekur në ujë.
Në rrëzimin e helikopterit më 6 Prill në liqen, humbën jetën 2 ushtarakë, Floran Deliaj dhe Donald Hoxha, të shpallur Dëshmor të Atdheut, ndërsa togeri Gerald Baramuça mbeti i plagosur.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO