Takimi mbi Ballkanin, Rama:Ideja
e Kancelares Merkel, frymëzuese

Takimi mbi Ballkanin, Rama:Ideja<br />e Kancelares Merkel, frymëzuese
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si frymëzuese iniciativën e Kancelares gjermane Angela Merkel për takimin mbi Ballkanin, në Berlin. Ndërsa priti delegacionin  gjerman, të kryesuar nga nënkryetari i Bungestagut Johannes Singhammer, Rama tha se është e  rëndësishme që rajoni të mos e humbë ëndrrën europiane dhe Gjermania, e cila gëzon respektin e të gjitha vendeve të rajonit, ka një rol të posaçëm.

Kryeministri theksoi se jetojmë në një kohë të re, kur 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ky është viti i parë pa konflikte në rajon, çka kërkon edhe një moment të ri në bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta për prosperitetin e rajonit, si të tërë.  

Shefi i qeverisë do shtrëngojë dorën për herë të dytë me Kancelaren gjermane Angela Merkel në fund të muajit gusht (28 gusht). Takimi do të zhvillohet në një konferencë të iniciuar nga Merkel për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Gjithashtu Merkel ka zgjedhur kryeministrin Edi Rama për konferencën për shtyp.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit/ Zëvendësministri në Kosovë: Kemi siguruar energji elektrike nga Shqipëria